By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vrasja në Pogradec, flet drejtori i Policisë: Konflikt i çastit, nuk ka lidhje me gjobë vënien
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vrasja në Pogradec, flet drejtori i Policisë: Konflikt i çastit, nuk ka lidhje me gjobë vënien
Shqipëri

Vrasja në Pogradec, flet drejtori i Policisë: Konflikt i çastit, nuk ka lidhje me gjobë vënien

admin
Last updated: 14/08/2024 13:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku doli këtë të mërkurë në një konferencë për mediat për të folur rreth ngjarjes së rëndë në Pogradec, ku 42-vjeçari Egli Proga u rrah brutalisht deri sa humbi jetën.

Familjarët e Progës kanë hedhur aludimet se ngjarja është tentuar të fshihet nga policia e shtetit dhe nëse do ishte vepruar më shpejt, Proga mund të ishte ende gjallë. Rrumbullaku tha se nuk ka asnjë fakt që policia ka tenuar të fshehë ngjarjen.

Rrumbullaku tha gjithashtu për mediat se ngjarja në Pogradec nuk ka të bëjë me gjobvënien, por me një konflikt të çastit.

“Ju siguroj që siguria është në të njëjtat parametra si në metropolin shqiptar, në qytetet bregdetare dhe ato liqenore si Pogradeci. Në këtë rast kemi të bëjmë me një rast fatkeq ku viktima dhe autori nuk kanë asnjë njohje dhe nuk ka të bëjë fare me të gjithë lajmet e rreme që qarkullojnë në media sa i takon lajmeve që kanë të bëjnë me gjobvënie”, tha Rrumbullaku.

Rrumbullaku tha gjithashtu se akuzat se Policia e Shtetit ka tentuar të fshehë ngjarjen e rëndë ku Egli Proga u rrah për vdekje në Pogradec, janë të pabaza.

“Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja është i pabazë dhe me asnjë provë apo fakt konkret. Në asnjë moment dhe asnjë rrethanë asnjë punonjës i policisë nuk ka tentuar të fshijë apo të minimizojë ngjarjen e rëndë. Policia ka shkuar menjëherë në ngjarje, janë sekuestruar kamerat, janë shoqëruar disa persona që ishin të pranishëm në momentin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes. U identifikua dhe u arrestua autori së bashku me 3 shtetas të tjerë të cilët akuzohen për moskallëzim krimi. Baltosja e policisë së shtetit është jo vetëm e pabazuar por edhe e dënueshme ligjërisht e moralisht. Policia e shtetit do të marrë hapa ligjor për dezinformimin e kësaj ngjarje”, tha Drejtori i Policisë.

You Might Also Like

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sabrina Carpenter goditet nga një fishekzjarr, gjatë shfaqjes në San Francisko
Next Article Arrestohet një vjedhës në Dojran të Vjetër, do të dorëzohet kallëzim penal ndaj tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?