By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ward: Mbështesim fuqishëm Maqedoninë e Veriut në procesin eruointegrues, por fokusi i Irlandës mbetet te Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ward: Mbështesim fuqishëm Maqedoninë e Veriut në procesin eruointegrues, por fokusi i Irlandës mbetet te Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia
Maqedoni

Ward: Mbështesim fuqishëm Maqedoninë e Veriut në procesin eruointegrues, por fokusi i Irlandës mbetet te Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia

admin
Last updated: 15/07/2026 16:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik, Zhurnaal.mk – Ambasadori i Irlandës, Brendan Ward, gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës së Bashkimit Evropian, vetëm disa fjali ia kushtoi zgjerimit të BE-së. Ai tha se do të angazhohen për integrimin sa më të shpejtë të vendeve të rajonit në Union, ndërsa për Maqedoninë përmendi shkurt se e mbështesin fuqishëm.

“Ne do të punojmë drejt përfundimit të negociatave të anëtarësimit me Malin e Zi dhe do të përpiqemi të arrijmë përparim thelbësor në negociatat me Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë. Sigurisht, ne e mbështesim fuqishëm edhe Maqedoninë e Veriut dhe anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe do të punojmë së bashku me partnerët në Union dhe me autoritetet këtu në Shkup për të parë se çfarë përparimi mund të arrihet në këtë drejtim”, tha Brendan Ward, ambasador i Irlandës.

Zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktorija Trajkov, tha se është inkurajues fakti që integrimi i rajonit mbetet lart në agjendën e BE-së.

“Qeveria jonë mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj agjendës evropiane, qasja jonë është e qartë, integrimi evropian nuk është një përcaktim deklarativ, por një proces që kërkon rezultate konkrete, përgjegjësi institucionale dhe zbatim të vazhdueshëm të obligimeve të marra”, pohoi Viktorija Trajkov, zëvendësministre për Çështje Evropiane.

Sipas kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, Antonio Milloshoski, për ne, por edhe për rajonin në përgjithësi, është shumë i rëndësishëm konkurrueshmëria e Bashkimit Evropian.

“Për ne është shumë e rëndësishme që të vazhdojë me ritëm të përshpejtuar integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët unik evropian. Dhe me integrimin e rritur të të gjithë rajonit në tregun e përbashkët evropian, konsiderojmë se konkurrueshmëria e Bashkimit Evropian do të fitojë peshë shtesë dhe do të rritet potenciali tregtar dhe ekonomik i të gjithë kontinentit evropian”, theksoi Antonio Milloshoski, Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane.

Dje në Bruksel u mbajtën katër konferenca ndërqeveritare për anëtarësim me Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë. Euroambasadori Rokas ndërkohë tha se shpreson që edhe Maqedonia e Veriut do t’i ndjekë këto vende dhe së shpejti do të nisë negociatat e anëtarësimit.

You Might Also Like

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin

Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup

Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë

Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional

Gati 6 në 10 gra të reja marrin informacione shëndetësore nga influencuesit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janevska: Gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së numri i nxënësve është ulur për 17 mijë
Next Article Komanda e Brigadës së Evropës Juglindore e përfundoi misionin në Maqedoninë e Veriut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?