By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhafaj: Partneritet me Postën Turke për modernizimin dhe zhvillimin e-commerce
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Xhafaj: Partneritet me Postën Turke për modernizimin dhe zhvillimin e-commerce
Shqipëri

Xhafaj: Partneritet me Postën Turke për modernizimin dhe zhvillimin e-commerce

admin
Last updated: 24/06/2026 15:33
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Posta Shqiptare dhe Posta Turke (PT) synojnë forcimin e bashkëpunimit në sektorin postar, përmes nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi që synon modernizimin e shërbimeve dhe rritjen e efikasitetit në të dy vendet.

Drejtori i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, vlerësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtejshëm të shërbimeve postare, logjistikës dhe transformimit digjital.

“Mundësi të reja zhvillimi dhe një vizion i përbashkët drejt modernizimit të shërbimeve tona”, u shpreh Xhafaj, duke theksuar se marrëveshja hap rrugë për avancimin e e-commerce, përmirësimin e shërbimeve në sportele dhe përthithjen e praktikave më të mira ndërkombëtare për rritjen e efikasitetit në sportele për qytetarët dhe sipërmarrjet në të dy vendet.

Sipas tij, bashkëpunime të tilla janë thelbësore për përshtatjen me dinamikat e tregut global dhe për forcimin e shërbimit publik për qytetarët dhe bizneset.

“Në një treg global gjithnjë e më dinamik, partneritete të këtij niveli janë çelësi për të sjellë reforma strukturore dhe për të ndërtuar të ardhmen e shërbimit tonë publik. Ndërtimi i këtyre aleancave ndërkombëtare mbetet një prioritet kyç në rrugëtimin tonë, duke investuar vazhdimisht në teknologji dhe në zgjidhje bashkëkohore”, u shpreh Xhafaj.

You Might Also Like

Rama pret në Tiranë ambasadorin e ri të Turqisë, kryeministri ndan fotot me Erciyes

Rinis gjyqi ndaj Ilir Metës, avokati Cakrani: Akuza e SPAK bazohet mbi supozime

“Në Tiranë kundërshtojnë zhvillimin, në Vlorë mbështesin ata që përfitojnë prej tij”, Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

Berisha: PD plotësisht dakord me kufizimin e mandatit të kryeministrit në dy mandate

Endrit Thaçi takon Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Avokatja kumanovare gjendet e vdekur në zyrën e saj
Next Article Toshkovski: Udhëheqësi i rinsisë “Të Majtës” u arrestua sepse u bërtiti “vrasës” fëmijëve 14-vjeçarë, jo për shkak të flamurit palestinez
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!
Maqedoni TOP LAJM
ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik
Maqedoni
Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare
Maqedoni
Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?