By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhaferi – Piç: Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar, partnerë dhe aleatë të përkushtuar ndaj sigurisë përmes unitetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Xhaferi – Piç: Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar, partnerë dhe aleatë të përkushtuar ndaj sigurisë përmes unitetit
Maqedoni

Xhaferi – Piç: Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar, partnerë dhe aleatë të përkushtuar ndaj sigurisë përmes unitetit

admin
Last updated: 03/04/2024 12:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka zhvilluar sot një takim me Lordin Piç, të dërguarin posaçëm të kryeministrit të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për Ballkanin Perëndimor.

Xhaferi dhe Piç, siç informoi shërbimi për informim i Qeverisë, përshëndetën marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve dhe shprehën pritshmërinë që dinamika e vendosur aktive e bashkëpunimit, takimeve dhe vizitave të nivelit të lartë do të vazhdojë me intensitet të pazvogëluar.
 

Xhaferi u shpreh i kënaqur që vizita e Lordit Piç po bëhet në kohën kur Maqedonia e Veriut shënon 4 vjetorin e anëtarësimit në NATO dhe në vitin kur Aleanca shënon 75 vjetorin e ekzistencës. 

Duke falënderuar Lordin Piç për mbështetjen e tij të mëparshme në rrugën tonë euroatlantike dhe duke kujtuar praninë e tij personale në momentin historik të ngritjes së flamurit të Republikës së Maqedonisë së Veriut para selisë së NATO-s në Bruksel më 27 mars të vitit 2020, Kryeministri theksoi vendosmërinë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të jetë anëtare aktive dhe e besueshme e Aleancës, e përkushtuar për sigurinë përmes unitetit, si dhe marrëdhëniet tona të forta me Mbretërinë e Bashkuar.

“Duke drejtuar urime për përvjetorin e anëtarësimit në NATO, Lordi Piç e theksoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar të vazhdojë në mënyrë aktive të bashkëpunojë me Maqedoninë e Veriut si aleat në NATO dhe të vazhdojë të mbështesë modernizimin e mbrojtjes”, thuhet në kumtesë.

Në takim, siç bëhet e ditur, u biseduan çështjet aktuale nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, sfidat, mundësitë dhe rëndësia e ecjes përpara të rajonit, siguria në Evropë në dritën e luftës në Ukrainë dhe bashkëpunimi mes dy vendeve si partnerë dhe aleatë në këtë plan.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 7 fjali që çdo fëmijë duhet t’i dëgjojë
Next Article 10 ushqimet që shuajnë urinë dhe nuk të shëndoshin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?