By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ylli Manjani: Ç’duhet bërë?!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Opinione > Ylli Manjani: Ç’duhet bërë?!
Opinione

Ylli Manjani: Ç’duhet bërë?!

admin
Last updated: 15/02/2025 12:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Nga Ylli Manjani

Ç’duhet bërë?!

Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje.

Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të stabilizuar disi drejtësinë penale:

1. Masa e arrestit me burg duhet të aplikohet strikt ndaj personave të zënë në flagrancë dhe, në raste ekstreme ndaj të pandehurve nën akuzë për krime kundër jetës. Ndëshkim quhet dënimi, jo arrestimi!

2. Gjykata nuk mund të lejohet të tejkalojë pretendimet e prokurorëve duke përkeqsuar pozitën e të pandehurve. Gjykimi në apel nuk mund të jetë më ndëshkues se gjykata e shkallës së parë. Kemi nevojë për gjykatë arbitër dhe jo gjykatë palë!

3. Korrupsioni si vepër penale duhet kufizohet tek zyrtarët dhe jo tek bisneset apo qytetarët. Këta të fundit duhen konsideruar viktima nga vepra penale dhe duhen marrë në mbrojtje.

4. Fillimi i procedimit penal duhet të bazohet strikt në mjetet klasike, duke ndaluar kallëzuesit popullorë, politikë, të rremë dhe anonimë.

5. Loja taktike me bashkim e ndarje çështjesh të ndalohet rreptësisht. O heton në mënyrë të plotë dhe arrin në konkluzion të drejtë, ose s’ka hetime legjitime.

6. Duhet ndaluar përgjimi dhe intimidimi i gjykatësve nga prokuroria.

7. Duhet ndaluar menjëherë si abuzim i rëndë me liritë dhe të drejtat, përdorimi i përgjimeve si prova dhe i provave të marra në mënyrë të paligjshme. Përgjimet janë mjete për të shkuar te prova, jo prova vetë.

8. Prokurorët duhet të jenë përgjegjës ligjërisht, minimalisht duket të ketë përgjegjësi disiplinore, për procedime abuzive, pa incicie bindëse dhe bazuar në prova.

9. Hetimet pasurore duhet të lidhen ekskluzivsht me veprën penale që ka lidhje me pasurinë dhe jo me çdo thashethem.

10. Duhet ndaluar strikt publikimi i të dhënave të siguruara nga ndërhyrjet në jetën private, me pasojë papërdoshmëri dhe pavlefshmërinë. Ndalimi i gjyqeve popullore me gjetjet nga kontrollet e banesave apo kqyrjet e mjeteve të komunikimit duhet të jetë detyrim absolut.

Këto i konsideroj masa të menjëhershme që duhen marrë.

Sigurisht në një fazë të dytë normaliteti, jo shumë larg, kemi nevojë për një Kod unik Procedurash që të jetë protokoll sjellje për çdo proces penal. Them unik sepse gjykimet e posaçme duhet të marrin fund.

Nuk mund të kemi një procedurë për gjykim normal/të zakonshëm dhe një për gjykim jonormal/të jashtëzakonshëm. Nuk mund të ecim më tej me gjyqe Nürembergu.

Gjithashtu na duhet një Kod i ri Penal që të dekriminalizojë shoqërinë dhe të vendosë proporcionalitetin në themel të llogjikës ndëshkuese. Një Kod Penal europian që mbron jetën, pronën, familjen, bisnesin dhe dinjitetin.

Dhe po, padyshim që na duhet një gjykatë e Lartë strikt unifikimi dhe një gjykatë Kushtetuese, jo si shkallë e katërt por si garanci kushtetuese e drejtpërdrejtë.

Por deri atëherë, kërkohen ndërhyrje stabilizuese të tipit që përshkrova më lart.

You Might Also Like

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

[Opinion]: Nëse humb Orbani, Gruevski mund të shfaqet në kufi

Dikur arrestime e presion nga BDI, sot protesta pa frikë dhe me përkrahje!

Mbështetje barazisë profesionale

Letër e hapur e Ali Ahmetit: Nuk ka të ardhme nëse preken vetë themelin e shtetit!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mësohet identiteti i shtetasit të Kosovës të arrestuar në Bllacë, bazuar në fletarrestin e Serbisë
Next Article 55-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës, Spiropali: Ka shërbyer gjithmonë si një vatër e madhe e shqiptarisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?