Shkup, 28 mars – Nëpunësit policorë të SPB Tetovë-Njësia e punëve të brendshme Gostivar dje e kanë privuar nga liria 47-të vjeçaren nga Gostivari S.GJ. e cila pak më merët nga një objekt tregtar në rr. “E Ilindenit” në mënyrë të kundërligjshme ka vjedhur disa sende.
Siç njofton MPB-ja, sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit.
Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.