By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zbatimi i marrëveshjes ndërmjet dy qeverive – Komisioni për Arsim i Kosovës dhe Shqipërisë ftojnë për raportim ministritë përkatëse
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zbatimi i marrëveshjes ndërmjet dy qeverive – Komisioni për Arsim i Kosovës dhe Shqipërisë ftojnë për raportim ministritë përkatëse
Maqedoni

Zbatimi i marrëveshjes ndërmjet dy qeverive – Komisioni për Arsim i Kosovës dhe Shqipërisë ftojnë për raportim ministritë përkatëse

admin
Last updated: 02/04/2024 15:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport dhe Komisioni për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, kanë diskutuar të martën se deri ku ka shkuar procesi i zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet dy Qeverive në fushën e arsimit, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë që të mbahet një mbledhje e përbashkët e dy komisioneve parlamentare me ministritë përkatëse për të parë se deri ku janë zbatuar marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e Arsimit.

Kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Ardian Gola, tha se në këtë mbledhje kanë diskutuar për çështjet dhe sfidat që përballen dyja vendet.

 “Listuam një mori progresesh që ka ndodh ndërmjet këtyre dy vendeve, njëkohësisht diskutuam dhe sfidat që janë të përbashkëta lokale por që mund të jenë edhe globale, pra në kuptimin  asaj se me këto sfida përballen edhe vendet me të zhvilluara. U dakorduam për dy çështje dhe presim që si komisione homologe të organizojmë një raportim parlamentar për ministritë respektive të Kosovës  dhe Shqipërisë për të parë ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve tashmë të arritura ndërmjet dy qeverive dhe të shikojmë se ku është çaluar dhe ku kemi pengesë për zbatimin e tyre, ashtu që të marrim investimet e duhura për  të zbatuar sa më efektivisht këto marrëveshje”, tha Gola.

E kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik nga Kuvendi i Shqipërisë, Flutura Açka, tha se nismat e ndërmarra nga dy qeveritë do t’i jetësojnë së shpejti.

“Është një mundësi për të vendosur disa gjera dhe për t’i zbatuar ato dhe për të kërkuar se çfarë themi të mos mbetët vetëm mes neve në komision por të vihet në jetë. Për mua është kënaqësi e veçantë personale. Me vjen mirë që gjej të njëjtën ndjeshmëri dhe ka ardhë momenti që këto dy projekte janë thjesht nisma po duhet edhe vullnet për të vene në jete. Shume shpejt do dalim para shqiptareve që po e qojmë deri në fund dhe besoj që kjo do te jene një gjë admirueshme”, u shpreh ajo.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti: Për herë të parë në regjistrimin e popullsisë do të regjistrohen edhe dëmet e luftës
Next Article Google po punon në një tjetër model me Al për parashikimin e motit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?