By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti takoi shefin e ri të Delegacionit të BE-së në Shkup, Michalis Rokas
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti takoi shefin e ri të Delegacionit të BE-së në Shkup, Michalis Rokas
Maqedoni

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti takoi shefin e ri të Delegacionit të BE-së në Shkup, Michalis Rokas

admin
Last updated: 16/09/2024 23:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 shtator – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti ka takuar sot shefin e ri të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Michalis Rokas.

“Ishte kënaqësi e veçantë të takoja sot shefin e ri të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, të cilit i urova mirëseardhje të përzemërt, dhe një mandat të suksesshëm në vendin tonë. Ky takim na ofroi një mundësi të shkëlqyer për të thelluar më tej marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Nënvizova se integrimi i vendit tonë në familjen evropiane, mbetet prioriteti ynë strategjik dhe më i rëndësishmi”, është shprehur Mexhiti.

Mexhiti më tej është shprehur se takime të tilla janë thelbësore për forcimin e bashkëpunimit tonë dhe për nxitjen e reformave që na ndihmojnë të përmbushim standardet dhe pritshmëritë e BE-së. “Gjatë bisedës sonë, diskutuam gjerësisht çështje që prekin zhvillimin e vendit, me fokus të veçantë në situatën politike dhe ekonomike, në vend. Një tjetër pikë kyçe e diskutimeve tona ishte përqendrimi te politikat e mjedisit jetësor, me theks të veçantë tek nismat për mbrojtjen e mjedisit dhe përballjen me sfidat mjedisore, si dhe roli i rëndësishëm i BE-së në përmirësimin e këtyre proceseve. Diskutuam gjithashtu mundësitë për mbështetje financiare dhe teknike nga BE-ja për projektet tona zhvillimore dhe reformat e nevojshme, me fokus në projekte konkrete që lidhen drejtpërdrejt me Ministrinë e Mjedisit Jetësor. Avancimi i reformave dhe zbatimi i legjislacionit për mjedisin, në përputhje me standardet evropiane, u theksuan si prioritet absolut!”, është shprehur mes tjerash Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mucunski: Pres që pala bullgare të kërkojë falje për lëshimin protokollar me flamurin
Next Article “Rreth 500 mijë euro përfitime”/ Lala shpjegon dosjen e SPAK: Pushteti i Berishës përkthehej në përfitime për të bijën dhe dhëndrin!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?