By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëvendëskryeministri Sali në ceremoninë komemorative në Ukrainë, do të realizojë takime dypalëshe me zëvendëskryeministrat Sviridino dhe Kaçka
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëvendëskryeministri Sali në ceremoninë komemorative në Ukrainë, do të realizojë takime dypalëshe me zëvendëskryeministrat Sviridino dhe Kaçka
Maqedoni

Zëvendëskryeministri Sali në ceremoninë komemorative në Ukrainë, do të realizojë takime dypalëshe me zëvendëskryeministrat Sviridino dhe Kaçka

admin
Last updated: 24/02/2026 12:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 shkurt – Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare pune në Kiev, Ukrainë, ku do të realizojë takime me përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore ukrainase.

Ai siç njoftoi MÇE, në kuadër të vizitës, do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për mbrojtësit e rënë të Ukrainës, së bashku me zëvendëskryeministren e Ukrainës, Julia Sviridenko, me ç’rast do të shprehet solidariteti dhe mbështetja e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Ukrainës dhe popullit ukrainas.

Gjatë qëndrimit në Kiev, Sali do të zhvillojë takim bilateral me Zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian dhe Euroatlantik të Ukrainës, Taras Kaçka, ku do të diskutohet për avancimin e procesit të integrimit evropian, zbatimin e reformave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Nga MÇE theksojnë se në axhendën e vizitës parashihet edhe takim me Kryetaren e Komitetit për Integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian në kuadër të Verkhovna Rada-s, znj. Ivanna Klympush-Tsintsadze, me fokus në bashkëpunimin parlamentar dhe shkëmbimin e përvojave në procesin negociues me BE-në.

Sali do të realizojë takim edhe me Myftiun e Lartë të Ukrainës dhe Kryetarin e Administratës Fetare të Myslimanëve të Ukrainës, Ahmed Tamim, ku do të diskutohet për rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe kontributin e komuniteteve fetare në promovimin e paqes, stabilitetit dhe solidaritetit shoqëror.

Ministria për Çështje Evropiane njofton se vizita synon forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, shkëmbimin e përvojave në procesin e integrimit evropian, si dhe riafirmimin e mbështetjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut për sovranitetin, integritetin territorial dhe perspektivën euroatlantike të Ukrainës. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gruevski: Proceset ishin të montuara politikisht, e vërteta do të triumfoj
Next Article Amazon planifikon ndërtimin e një qendre të dhënash në Luiziana me vlerë 12 miliardë dollarë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?