By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëvendëspresidenti i Grupit “San Donato”: Investojmë në Shqipëri se ka stabilitet dhe siguri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zëvendëspresidenti i Grupit “San Donato”: Investojmë në Shqipëri se ka stabilitet dhe siguri
Shqipëri

Zëvendëspresidenti i Grupit “San Donato”: Investojmë në Shqipëri se ka stabilitet dhe siguri

admin
Last updated: 28/04/2025 12:42
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u nënshkrua sot marrëveshja për shërbimin shëndetësor shqiptar, e posaçërisht për QSUT dhe Universitetin e Mjekësisë, që do të hyjnë në një partneritet strategjik me qendrën spitalore universitare të ekselencës europiane “San Raffaele” dhe universitetin përkatës “Vita – Salute San Raffaele”.

Kamel Ghribi, zëvendëspresident i grupit “San Donato”, në fjalën e tij përgëzoi kryeministrin Edi Rama për investimet që janë bërë në Shqipëri dhe kryesisht në fushën e shëndetësisë. Sipas tij është bërë përparim në kujdesin shëndetësor.

“Kur erdha për herë të parë në Tiranë pata mbresa, mendoja se Tirana, Shqipëria më tepër, nuk është shumë e modernizuar e përparuar, kështu mendoja, dhe pastaj u habita. Ky përparim nuk do të ishte i mundur pa mençurinë e qartë politike të kësaj qeverie dhe mendoj se çdo shtet rritet kur ka një drejtues të madh, kur drejtuesit janë të interesuar për popullin e tyre, kur drejtuesit vërtetë mendojnë “çfarë mund të bëj për popullin tim”. Këtë e them jo për të kënaqur njëri-tjetrin, por po flas për diçka që është konkrete. Kam parë përparim, mjekë shumë të mirë, një kujdes shëndetësor të përparuar”, tha Ghirbi.

Më tej Ghirbi nënvizoi se “Shqipëria mund të jetë një nyjë nevralgjike për gjithë rajonin, për zonën e Ballkanit nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, por jo vetëm kaq, edhe për Lindjen e Mesme”.

Ghirbi shtoi se “ne jemi të angazhuar për të punuar së bashku si Grup”.

“Ju keni vend të shkëlqyer, detet të shkëlqyera, politikën të shkëlqyer, një komb të shkëlqyer dhe ne do të donim të ishim të parët, por jo të fundit që të ecnim dorë për dore, duke punuar së bashku”, tha Ghirbi.

Ghribi tha se kur vijmë të investojmë në Shqipëri vijmë sepse ka stabilitet dhe siguri.

“Një dorë nuk e bën dot punën pa dorën tjetër, kështu që së bashku do të bëjmë gjëra të shkëlqyera. I uroj Shqipërisë të lulëzojë, dhe kur vijmë të investojmë në Shqipëri vijmë se ka stabilitet dhe siguri. Investitorët duan dy gjëra: stabilitet, siguri dhe mos të ketë burokraci”, tha Ghirbi.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasada e SHBA-së: Familjet e të zhdukurve meritojnë informacion të plotë për fatin e më të dashurve të tyre
Next Article Partneriteti me “San Raffaele”, Koçiu: Aleancë e re për shërbime të avancuara në nivel botëror në QSUT

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?