By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi/ Kuvendi fut në rend dite plotësimin e vakancave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi/ Kuvendi fut në rend dite plotësimin e vakancave
Shqipëri

Zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi/ Kuvendi fut në rend dite plotësimin e vakancave

admin
Last updated: 07/02/2025 08:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kuvendi pritet që gjatë muajit shkurt të plotësojë vakancat në drejtimin e institucioneve të pavarura, vakanca që në disa raste janë zvarritur prej vitesh, siç është zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Sipas kalendarit të ri të punës të miratuar në Konferencën e Kryetarëve në 13 shkurt pritet të futet në votim projektvendimi “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, një proces që ka nisur në mars të vitit 2022 dhe mbahet peng i mungesës së konsensusit politik mes palëve.

Në seancën e 27 shkurtit do të votohet për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, mandati i të cilit ka përfunduar prej afro 2 vitesh si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Për detyrën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi janë në garë komisioneri aktual Robert Gajda, që mban këtë detyrë prej prillit 2018 , ish-kryetarja e KQZ-së Lefterije Luzi dhe avokati ⁠Endri Papajorgji.

Sipas parashikimeve ligjore zgjedhja e komisionerit të ri bëhet me votim të thjeshtë të shumicës së anëtarëve të Kuvendit.

E vështirë duket zgjedhja e Avokatit të Popullit, nëse nuk do të ketë një marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës, për shkak të shumicës së cilësuar që kërkohet në votim dhe një tradite politike të vendosur në parlament, që kandidati të vijë si propozim i opozitës.

Votimi për Avokatin e ri të Popullit do të bëhet për herë të dytë ndërsa procesi dështoi në votimin e parë kur mazhoranca rrëzoi me votë në seancë emrat e mbështetur nga opozita.

Gara ka nisur me 15 kandidatë që plotësuan kriteret ligjore, por në seancë plenare mund të votohen vetëm ata kandidatë që kanë mbledhur firmat e jo më pak se 28 deputetëve.

Kandidatët që kanë plotësuar këtë kriter prej një viti janë shtatë: Vitore Tusha, Tartar Bazaj, Besim Ndregjoni, Bledar Dervishaj, Dardan Mustafaj, Edison Frangu dhe Erald Aga.

Dy prej kandidatëve, Vitore Tusha dhe Tartar Bazaj vijnë nga një karrierë në sistemin e drejtësisë, ndërsa kandidatët e tjerë vijnë nga avokatia.

Sipas rregullores së Kuvendit, kandidaturat për vakancat në institucionet e pavarura dhe ato të krijuara me ligj duhet të propozohen deri në 30 ditë përpara mbarimit të mandatit të anëtarit të institucionit dhe jo më vonë se 10 ditë pas shkarkimit, por Kuvendi në vijimësi ka dështuar t’i plotësojë këto afate./ Reporter.al

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bojkot të ri për blerje në markete, kompetentët paralajmërojnë masa sot ose të hënën
Next Article Babai i Thaçit në gjendje të rëndë shëndetësore, Gjykata Speciale ia refuzon kërkesën për vizitë në Kosovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?