By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhjet 2025, Kuvendi i jep “dritën jeshile” KQZ-së për shtimin e personelit me kohë të pjesshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zgjedhjet 2025, Kuvendi i jep “dritën jeshile” KQZ-së për shtimin e personelit me kohë të pjesshme
Shqipëri

Zgjedhjet 2025, Kuvendi i jep “dritën jeshile” KQZ-së për shtimin e personelit me kohë të pjesshme

admin
Last updated: 29/10/2024 15:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u diskutua projektvendimi për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Me 14 vota pro dhe një kundër, ky projektvendim u miratua. Vendimi lidhet me punësimin e personelit, rreth 394 punonjës me kohë të pjesshme në kuadër të menaxhimit dhe administrimit të procesit zgjedhor lidhur me zgjidhjet parlamentare të pranverës së vitit  2025.

Por, përpara votimit final, pati disa diskutime në radhët e deputetëve dhe pjesëmarrësve në këtë komision.

Enkelejd Alibeaj, si drejtues i partisë më të re opozitare “Djathtas 1912”, u shpreh se mungesa e votimit elektronik në të gjithë Shqipërinë në zgjedhjet e ardhshme të 2025-ës është një goditje që i bëhet procesit zgjedhor.

“KQZ ka sjellë një propozim të partive politike që votimi elektronik në dy qarqe, Elbasan dhe Durrës dhe kjo është goditja më e madhe që i jepet legjitimitetit të zgjedhjeve. PS ka sugjeruar edhe Tiranën në fakt, ndërsa PD ka kërkuar që as këto dy qarqe të mos bëhen. Pesë mijë e ca qendra votimi në Shqipëri, vota që monitorohen nga përfaqësues të partive, kjo është goditja më e madhe që i jepet një procesi zgjedhor. Kam pyetur Celibashin se sa shkon fatura për ta implementuar votimin elektronik në gjithë Shqipërinë dhe ai ka thënë diku te 40 milionë dollarë apo euro. Nëse këto aparatura blihen, vetëm një herë, përfitimi është shumë i madh, sepse shmanget numërimi nga komisionerë partiakë dhe për pasojë vjen edhe depolitizimi i administratës publike. KQZ ka një faturë totale për mbulim me votimin elektronik në të gjithë Shqipërinë, qeveria t’i përgjigjet, të bëhet edhe depolitizimi i administratës zgjedhore. Për të gjitha këto arsye, vota ime është kundër”, tha Alibeaj gjatë punimeve të këtij komisioni.

Deputeti Qefalia reagoi pas fjalës së Alibeajt, duke u shprehur: “Nuk dua ta paragjykoj, por kur dëgjoj që Enkelejdi flet për këto gjëra tani, e mbështes dhe jam dakord për gjithçka që ai shprehet. Jo sot, që ai ka mbetur vetëm dhe nuk gjen dot komisionerë, por pse nuk e thoshe dikur, ndërkohë që sqaroheshit asokohe i kishit votat, por harxhonit kohën për të ndarë kush ishit ju apo Bylykbashi? Këtë gjë ta kishit bërë, kur kishit edhe bashkëkryetarin tjetër”, tha Qefalia.

You Might Also Like

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

Vendosi “bombë” false në kutinë e picave në një karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Edukimi mediatik nuk është vetëm aftësi por edhe domosdoshmëri, shteti të krijojë kushte për gazetarët që të sigurojnë informacione të besueshme
Next Article Ligji për përfaqësim të drejtë duhet të anulon dobësitë e “balancuesit”, a do të përkrahet nga të gjitha partitë politike?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?