By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhjet lokale, 69 persona kanë dorëzuar nisma për kandidatura të pavarura
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zgjedhjet lokale, 69 persona kanë dorëzuar nisma për kandidatura të pavarura
Maqedoni

Zgjedhjet lokale, 69 persona kanë dorëzuar nisma për kandidatura të pavarura

admin
Last updated: 03/09/2025 15:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shtator – Gjithsej 69 emra kanë mbledhur të paktën dy nënshkrimet e nevojshme për kandidim të pavarur për kryetar komune në zgjedhjet lokale.

Për kryetar, nënshkrime janë mbledhur gjithsej në 37 komuna, plus Qytetin e Shkupit.

Më shumë nisma nga kandidatë të pavarur për kryetar janë regjistruar në Prilep, edhe atë shtatë, në Strugë pesë dhe në Demir Hisar pesë. Pesë emra që kanë mbledhur nënshkrimet janë në listën e nismave edhe për kryetar të Qytetit të Shkupit.

Nga tre emra kandidatësh potencial që kanë dorëzuar nisma ka në Demir Kapi dhe Manastrit kurse në komuna të tjera ka më pak, gjegjësisht nga dy ose nga tre emra.

KSHZ-ja ka publikuar edhe emrat e bartësve që kanë dorëzuar nismë pasi kanë mbledhur të paktën dy nënshkrime për listat për këshilltarë të pavarur në komuna. Këto lista në kategorinë për këshilltarë janë gjithsej 68 në numër, kurse nënshkrime janë mbledhur në 33 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Në Ohër nënshkrimet i kanë mbledhur katër lista të pavarura, në Dollnen dhe Strugë nga tre, Sveti Nikollë tre, Makedonski Brod pesë, Kavadar katër, Manastir tre dhe Mogilla tre. Në komunat tjera, ka më pak.

Kandidatët duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin në KSHZ deri më 13 shtator që kandidaturat e tyre të konfirmohen nga institucioni për organizimin e zgjedhjeve dhe të hynë edhe zyrtarisht në garë. Kjo datë korrespondon me afatin e fundit edhe për kandidaturat nga partitë politike.

Shifrat nuk janë dramatikisht më të larta se sa në zgjedhjet e kaluara lokale edhe pse frika ekzistonte se ulja e kriterit për mbledhjen e firmave, mund të shkaktojë proces kaotik me më shumë emra kandidatësh të pavarur.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2021 kanë marrë pjesë 57 lista kandidatësh për këshilltarë në 40 komuna. Për kryetar komunash numri ka qenë më i ulët se tani, edhe atë 25 kandidatë./Alsat/

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga Prekazi te Heroinat – Basha e Haxhiu nderojnë figurat historike të Kosovës
Next Article Xheneta Fetahu nuk i lë vend imagjinatës duke pozuar me një fustan të ngushtë me detaje transparente

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?