By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjerohet ekipi i prokurorisë – 11 prokurorë publik përfshihen në hetimin për zjarrin në Koçan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zgjerohet ekipi i prokurorisë – 11 prokurorë publik përfshihen në hetimin për zjarrin në Koçan
Maqedoni

Zgjerohet ekipi i prokurorisë – 11 prokurorë publik përfshihen në hetimin për zjarrin në Koçan

admin
Last updated: 24/03/2025 13:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 mars – Prokurori publik i shtetit Lupço Kocevski sot ka mbajtur takim koordinues me ekipin e prokurorëve publikë të përfshirë në hetimin e zjarrit tragjik në Koçan ku për shkak të shtrirjes së aktiviteteve që tashmë janë duke u ndërmarrë, ekipi është zgjeruar me 11 prokurorë publikë. Ata do të veprojnë në këtë rast konform planit të miratuar të aktiviteteve dhe dinamikës së paraparë.

“Planet fillestare për hetimin tregojnë për aktivitete të gjera që përfshijnë marrjen në pyetje të më shumë se 300 dëshmitarëve, si dhe aktivitete të tjera hetimore dhe ekspertiza adekuate nga fusha të ndryshme. Prokurori publik Kocevski kërkoi nga prokurorët e emëruar hetim efikas dhe të plotë që do të shqyrtojë në detaje çdo aspekt dhe linjë të përgjegjësisë për tragjedinë në Koçan. Prokurorët në Koçan gjatë gjithë ditës së sotme janë duke ndërmarrë hapa për sigurimin e provave”, qëndron në komunikatën e Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë.

Ky është zgjerimi i tretë i ekipit të prokurorisë që punon në hetimin për përcaktimin e shkaqeve të fatkeqësisë në Koçan. Fillimisht, më 16 mars, menjëherë pas fatkeqësisë në Koçan, prokurori publik formoi ekip prokurorësh në të cilin ishin pesë prokurorë nga Koçani, Shtipi dhe Shkupi. Pastaj, një ditë më vonë, ekipi i prokurorisë u zgjerua me nëntë prokurorë dhe përbëhej nga dy prokurorë publikë nga PTHP Koçan, dy prokurorë publikë nga PTHP Shtipit dhe pesë prokurorë publikë nga PTHP Shkup.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Protesta në Tetovë: Korrupsioni vret, kërkohet drejtësi për rastet tragjike!
Next Article LAMM: Nga rrëshqitja e dheut njëra korsi e rrugës Hanet e Mavrovës – Dibër në ndërprerje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?