By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zhupa: Kushtetuesja pranon padinë për rrëzimin e ligjit të Zonave të Mbrojtura
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zhupa: Kushtetuesja pranon padinë për rrëzimin e ligjit të Zonave të Mbrojtura
Shqipëri

Zhupa: Kushtetuesja pranon padinë për rrëzimin e ligjit të Zonave të Mbrojtura

admin
Last updated: 14/01/2025 15:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh sot përmes një deklarate për mediat, se Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e ngritur nga 37 deputetë të PD kundër ligjit “Për Zonat e Mbrojtura”, duke e konsideruar atë një ligj që shërben vetëm për interesat e oligarkëve.

Sipas Zhupës, Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë në përputhje me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare, duke kundërshtuar ligjin që lejon ndërtimet në këto zona, të cilat, sipas saj, dëmtojnë interesin publik dhe përputhshmërinë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe Konventën e Bernës.

Deputetja Zhupa theksoi se ky ligj është në shërbim të interesave të grupeve të lidhura me pushtetin, duke cenuar shtetin e së drejtës dhe barazinë para ligjit.

“Ligji i Zonave të Mbrojtura ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në pikën e saj dhe në parimet e saj të solidaritetit shoqëror, që supozon se brezat e ardhshëm duhet të jenë më mirë se sa brezat aktualë, dhe duhet të ruhet pasuria e përbashkët për t’ju trashëguar atyre. Zhvillimin e qëndrueshëm, i cili nuk mbrohet duke shkatërruar dhe betonizuar Zona të tëra të Mbrojtura që janë në shërbim të publikut dhe duke i kthyer në shërbim të një oligarku të caktuar të lidhur me pushtetin. Ligji nuk mbron interesin publik dhe interesin e qytetarëve, por vetëm interesin e Edi Ramës, miqve të tij, të cilët duan të ndërtojnë atje ku tashmë ishte e ndaluar me ligjin paraprak”, u shpreh Zhupa.

Sipas deputetes së PD, “në Shqipëri me investimet strategjike janë ndërtuar 5.8 milionë m2 tokë në bregdet, në vija bregdetare, nëpër zona të rëndësishme të Shqipërisë”.

“Thënë këtë shifër do të thotë se, nuk ka më ku të ndërtohet përveçse të hysh në Zonat e Mbrojtura, dhe këta që janë sjellë si terroristë ambientalë, do të duan që të hyjnë dhe kanë hyrë me këtë ligj brenda Zona të Mbrojtura”, tha Zhupa.

You Might Also Like

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komisionerja e BE-së Kos viziton Tiranën në shkurt: Progresi i Shqipërisë të merret si shembull nga vendet e tjera
Next Article Begaj: Verifikim në kohë i pastërtisë së figurave që do të kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?