By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zjarri në Lurë vijon për të dytën ditë, flakët avancojnë drejt zonave të banuara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zjarri në Lurë vijon për të dytën ditë, flakët avancojnë drejt zonave të banuara
Shqipëri

Zjarri në Lurë vijon për të dytën ditë, flakët avancojnë drejt zonave të banuara

admin
Last updated: 12/08/2026 12:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 12 gusht, Zhurnal.mk – Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës vijon për të dytën ditë, ndërsa flakët po avancojnë në drejtim të zonave të banuara.

Në terren janë angazhuar rreth 140 forca, ndërsa operacioni po mbështetet edhe nga ajri me dy avionë “Canadair”.

Kryetari i bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, një ditë më parë bëri të ditur se një zjarr i përmasave të mëdha kishte përfshirë zonën e Borie-Lurës, duke kërkuar angazhimin e strukturave vendore dhe forcave të tjera për shuarjen dhe izolimin e tij.

Sipas tij, në terren ishin angazhuar 66 forca, përfshirë 13 zjarrfikës, 14 punonjës të Drejtorisë së Bujqësisë, 7 punonjës të njësisë administrative Lurë, 4 punonjës të Emergjencave Civile, 8 punonjës të ADZM-së dhe 20 vullnetarë.

Ndërkohë, sipas raportimeve të fundit, situata është përkeqësuar dhe zjarri vijon edhe në ditën e dytë, me flakët që po avancojnë drejt zonave të banuara.

Numri i forcave të angazhuara në operacion ka shkuar në rreth 140, të cilat po punojnë për frenimin dhe izolimin e vatrës. Për shkak të terrenit të vështirë malor, ndërhyrja në tokë paraqet vështirësi të konsiderueshme.

Operacioni është përforcuar edhe nga ajri, me dy avionë “Canadair”, ndërsa forcat në terren janë përqendruar veçanërisht në mbrojtjen e banesave dhe ndalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Zjarri në Lurë mbetet një prej vatrave problematike, ndërsa strukturat e emergjencave vijojnë operacionin për vënien nën kontroll të situatës.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PD: Fondet IPARD vijojnë të jenë të bllokuara, angazhohemi për rikthimin dhe pesëfishimin e granteve për fermerët
Next Article ISHP apel qytetarëve: Kujdes nga i nxehti, masat në kohë mund të shpëtojnë jetë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?