By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zjarri prek edhe Parkun Kombëtar të Prespës, kryetari i bashkisë Pustec: Sot është dita vendimtare, si paraqitet situata
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zjarri prek edhe Parkun Kombëtar të Prespës, kryetari i bashkisë Pustec: Sot është dita vendimtare, si paraqitet situata
Shqipëri

Zjarri prek edhe Parkun Kombëtar të Prespës, kryetari i bashkisë Pustec: Sot është dita vendimtare, si paraqitet situata

admin
Last updated: 13/08/2024 12:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në ditën e shtatë të zjarrit, në terren mëngjesin e sotëm kanë zbritur prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole së bashku me kryetarin e bashkisë së Pustecit, Pali Kolevski dhe rreth 80 forca zjarrfikëse.

Nertil Jole prefekt i qarkut të Korçës: Jemi sot këtu në Goricë së bashku me kryetarin e bashkisë Pustec për të bërë përpjekjen e radhës, në ditën e 7-të, për të luftuar një vatër komplekse, në zonën e Parkut Kombëtar të Prespës.

Kemi organizuar punën me të gjitha strukturat operacionale në nivel qarku na janë ofruar si mbështetje edhe shërbimet e bashkive të tjera së bashku me detashmentin, agjensinë e zonave të mbrojtura, me shërbimin pyjor, strukturat e policisë etj.

Jemi organizuar punën në mënyrë që të bëjmë përpjekjen e radhës, për të neutralizuar ku është mundësia mospërhapjen e mëtejshme të vatrës së zjarrit duke shpresuar që në këtë mënyrë do të kufizojmë ecurinë e saj.

Në çdo rast jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me autoritete, ministrinë e Mbrojtjes, me ministrin posaçërisht, me drejtorinë e agjensisë kombëtare të mbrojtjes civile duke shpresuar që nuk do të jetë e nevojshme të angazhohet mekanizmi europian për ndërhyrje nga ajri megjithatë nëse një nevojë e tillë fo të jetë kemi marrë mbështetje dhe garanci që të sigurohet edhe ky shërbim në mënyrë që të mbrojmë një nga zonat më të pasura pyjore të qarku tonë por edhe të gjithë Shqipërisë.

Pali Kolevski kryetar i bashkisë Pustec: Sot janë rreth 80 forca të cilat presin të shkojnë te vatrat e zjarrit. Sot do jetë dita më vendimtare siç parashikojnë edhe specialistët e zonave të mbrojtura dhe zjarrfikses.

Këtu jemi mbledhur si qark, nga të gjitha bashkitë e qarkut, nga FA, nga zonat E mbrojtura dhe vullnetarë nga fshati Goricë e Madhe.

Në këto momente është ulur intesiteti i flakëve si rezultat i punës intensive të punonjësve që kanë punuar edhe gjatë mbrëmjes. Sipas informacioneve të para mësohet se rreth 5-6 km janë vënë nën kontroll, vijë lineare. Siç tha edhe prefekti ne kemi komunikuar edhe me emergjencën civile të Shqipërisë edhe me palën maqedonase radhe me partnerë të tjerë të cilët kanë shprehur gadishmërinë, të shpresojmë mos jetë e nevojshme dhe ta vemë nën kontroll përfundimisht.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article U zhdukën 2 mijë artefakte, Muzeu Britanik pranon se ka thyer ligjin
Next Article Mori pjesë në ndarjen e çmimeve “Miss Universe Albania and Kosova 2024” – Gagica shumë shpejt edhe me diçka krejt ndryshe!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?