By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje
Kosovë

ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

admin
Last updated: 27/10/2026 10:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 tetor, argument.mk/ – Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj, është thirrje urgjente për reflektim e llogaridhënie institucionale.

Spanca ka thënë se kjo ngjarje e rëndë e rikthen vëmendjen te gjetjet e raportit të aludimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, sa i përket efektivitetit të institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Auditimi ishte bërë për periudhat 2020-2022.

“Raporti evidentoi mangësi në koordinimin ndërinstitucional, hetimin, monitorimin e urdhrave mbrojtës, përfshirjen e mbrojtësve të viktimave, regjistrimin e rasteve dhe mbështetjen sociale e ekonomike. Po ashtu, u evidentuan vonesa në trajtimin gjyqësor dhe mungesë programesh për trajtimin e kryerësve të dhunës. Shpesh rekomandimet e auditimit shihen vetëm si mangësi procedurale, por ato lidhen drejtpërdrejt me aftësinë e sistemit për identifikimin e rreziqeve, reagimin në kohë dhe mbrojtjen e personave që kërkojnë ndihmë”, ka shkruar Spanca.

Ajo ka thënë se rekomandimet e ZKA-së duhet të zbatohen me urgjencë, përgjegjësi e transparencë.

“Prandaj, rekomandimet duhet të zbatohen me urgjencë, përgjegjësi dhe transparencë, përmes: Vlerësimit sistematik dhe profesional të rrezikut në çdo rast të raportuar; Koordinimit efektiv ndërmjet Policisë, Prokurorisë, Gjykatave, Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe Qendrave për Punë Sociale; Monitorimit të vazhdueshëm të urdhrave mbrojtës dhe reagimit të menjëhershëm ndaj shkeljeve ose rritjes së rrezikut; Trajtimit me prioritet të rasteve dhe shmangies së vonesave që mund të cenojnë sigurinë e viktimave; dhe Mbështetjes së vazhdueshme për viktimat, përfshirë strehimin, përkrahjen sociale e ekonomike dhe shërbimet e specializuara. Çdo raportim për dhunë duhet të merret seriozisht, çdo paralajmërim për rrezik duhet të vlerësohet dhe çdo masë mbrojtëse duhet të zbatohet e monitorohet”, ka shkruar Spanca.

You Might Also Like

Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza

2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë

“Katër javë për ta ndryshuar e plotësuar”, ende s’ka lëvizje për Ligjin e Speciales pasi u kthye në Kuvend

Rritja ekonomike, çfarë paralajmëron Banka Botërore për Kosovën?

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nuk po e njihni më veten? Gjashtë shenja në sjelljen tuaj mund të zbulojnë se jeni nën stres të madh
Next Article Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?