By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zv.kryeministri i parë Mexhiti shpërndau Abetaren e Unifikuar Shqiptare në shkollat e Çairit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zv.kryeministri i parë Mexhiti shpërndau Abetaren e Unifikuar Shqiptare në shkollat e Çairit
Maqedoni

Zv.kryeministri i parë Mexhiti shpërndau Abetaren e Unifikuar Shqiptare në shkollat e Çairit

admin
Last updated: 02/09/2024 18:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shtator – Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot i shoqëruar nga zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, anëtarë të qeverisë, deputetë dhe arsimdashës, mori pjesë në ceremoninë solemne të fillimit të vitit shkollorë, në sh.f. ‘Liria’ në Shkup.

Mexhiti para mësuesve, nxënësve dhe prindërve tha se është krenar që këtë fillimviti është në shkollën fillore ‘Liria’, e cila së shpejti shënon jubileun e madh – 80 vjetorin e themelimit.

‘Sot, bashkë me arsimtarët, nxënësit dhe prindërit, bëjmë përurimin e abetares së unifikuar për nxënësit e klasës së parë. Kjo abetare shënon kurorëzimin e përpjekjeve tona për të mbrojtur trungun tonë identitar në erën e globalizimit dhe internetit’, tha Mexhiti duke shtuar se në aspektin etno- kulturor, mund të thuhet se ajo e vulos përkatësinë tonë, ndërsa në aspektin praktik, abetarja e unifikuar paraqet një udhërrëfyes shumë të rëndësishëm, në mos esencial, për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës standarde dhe të unifikuar shqipe në dekadat që vijojnë përpara nesh.

Zëvendëskryeminstri Mexhiti informoi se Qeveria do të vazhdojë të ndihmojë përmes politikave proaktive, fuqizimin e arsimit dhe shkollave tona.

‘Do të kthejmë dhe mbrojmë integritetit dhe dinjitetit e mësimdhënësit, dhe do të vazhdojmë të kontribojmë në rivendosjen e standardeve në arsim, në mënyrë që gjeneratat që po vijnë të shkollohen në kushte dhe me metoda sa më të avancuara’ tha Mexhiti.

Ai shtoi se për të qenë të aftë dhe të përgatitur për të jetuar e vepruar si qytetarë evropianë, na nevojitet ngritja e standardit, ndërkohë dorëzoi abetaret e reja, donacion i ITKSHSHM-së, që nga ky vit shkollor do ti përdorin filloristët shqiptar në Maqedonisë e Veriut, ashtu si edhe bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Punonjësit e DAP-it do të duhet ta kthejnë rritjen e pagave
Next Article BE-ja e konsideron prioritet rundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?