By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zyra e Presidentes i kërkon falje familjes së Jakup Krasniqit, thotë se nuk e di kush ka “ndërhyrë” në tekst
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Zyra e Presidentes i kërkon falje familjes së Jakup Krasniqit, thotë se nuk e di kush ka “ndërhyrë” në tekst
Kosovë

Zyra e Presidentes i kërkon falje familjes së Jakup Krasniqit, thotë se nuk e di kush ka “ndërhyrë” në tekst

admin
Last updated: 04/02/2024 17:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Zyra e presidentes Vjosa Osmani thotë se nuk kanë qenë të njoftuar e as të konsultuar lidhur me ndërhyrjen në tekstin në uebfaqen e Presidencës së Kosovës sa i përket biografisë së ish-ushtruesit të detyrës së presidentit dhe kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani, ka thënë se po hetohet momenti kur është ndërhyrë në tekst dhe nga kush. “Rrjedhimisht, Presidentja Osmani ka kërkuar përgjegjësi të plotë për këtë rast dhe ndërmarrjen e menjëhershme të masave diciplinore për personat përgjegjës. Poashtu, qysh nesër do të kërkohet hetim nga ana e Policisë së Kosovës, Njësia për Krime Kibernetike”, ka shkruar ai, në Facebook.

“I kërkojmë ndjesë z.Jakup Krasniqi dhe familjes së tij për situatën e krijuar dhe e sigurojmë se një veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim paraparak të askujt nga ekipi i saj”, ka shkruar Kupina.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, historiani dhe politikani, Jakup Krasniqi është prezantuar si i akuzuar për krime lufte në biografinë zyrtare të tij në uebfaqen e Zyrës së Presidentit.

Në paragrafin e tretë të biografisë së Jakup Krasniqit si ish-ushtrues detyre i presidentit, kabineti i Vjosa Osmanit është kujdesur që Jakup Krasniqin ta paraqes si një të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kanë raportuar mediet, sot.

Pas kësaj ka reaguar ashpër vajza e Jakup Krasniqit, Gresa. Përmes një shkrimi në Facebook, ajo i ka hedhur kunja presidentes Osmani.

Gresë Krasniqi u shpreh se “shpirtin e shëmtuar nuk e zbukuron dot as me stoli, as me intervenime kirurgjike për dobësim”, duke aluduar qartë në presidenten Osmani, e cila dihet se ka kryer ndërhyrje kirurgjike për dobësim.

“Besoj se bukuria e njeriut rrjedh nga brenda ashtu siç besoj që shpirtin e shëmtuar nuk e zbukuron dot as me stoli, as me intervenime kirurgjike për dobësim e as me rroba firmato.”, ka shkruar ajo.

Jakup Krasniqi bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin u arrestuan në fund të vitit 2020 dhe po përballen me akuzën për krime lufte në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Gjatë kohës së luftës, Krasniqi shërbeu si zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

You Might Also Like

Murati: Opozita po mundohet ta fitojë betejën në publik përmes propagandës dhe lajmeve të rreme

“Lëvizja për Bashkim” mbyll aktivitetet e saj politike, vjen me një letër lamtumirëse

Kosova dhe BE-ja diskutojnë përparimet dhe sfidat në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Osmani: Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë

Deliu-Kodra thërret për protestë kundër VV-së, akuzon pengim të Kuvendit dhe uzurpim të institucioneve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shpenzimet e jetesës do të rriten edhe në shkurt
Next Article Ziadin Sela në ora 18 para mediave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dortmundi cakton çmimin për Karim Adeyemin
Sport
Një shqiptare shpëton Zvicrën/ Riola Xhemaili siguron kualifikimin në Kampionatin Europian
Sport
Wengeri i del në mbrojtje Kupës së Botës për Klube
Sport
Arrihet marrëveshja, finalja e Botërorit 2030 do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?