By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zyrtarët e lartë të BE-së përkujtojnë trevjetorin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zyrtarët e lartë të BE-së përkujtojnë trevjetorin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit
Bota

Zyrtarët e lartë të BE-së përkujtojnë trevjetorin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit

admin
Last updated: 07/10/2026 14:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 07 tetor, argument.mk/ – Zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian kanë shprehur solidaritetin e tyre me Izraelin në trevjetorin e sulmit të udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit.

“BE-ja qëndron në krah të të gjithë atyre, jeta e të cilëve ndryshoi përgjithmonë nga ajo ditë. Mizoria dhe terrori i papërshkrueshëm i 7 tetorit nuk duhet të ndodhin më kurrë”, shkroi sot në rrjetin X presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Më 7 tetor 2023, luftëtarët e Hamasit dhe të organizatave të tjera ekstremiste, vranë rreth 1 200 njerëz në Izrael dhe rrëmbyen më shumë se 250 persona, të cilët më pas i morën peng dhe i çuan në Rripin e Gazës.

Sulmi shkaktoi luftën në Gaza, ku, sipas autoriteteve shëndetësore të kontrolluara nga Hamasi në këtë territor, janë vrarë më shumë se 74 000 palestinezë.

Von der Leyen tha se BE-ja është ende e gatshme të ndihmojë që armëpushimi i brishtë i tanishëm, të kthehet në një paqe të qëndrueshme, të bazuar në zgjidhjen me dy shtete.

Me zgjidhjen me dy shtete nënkuptohet krijimi i dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës, që bashkëjetojnë në paqe dhe siguri.

“Disa ditë mbeten përgjithmonë në kujtesën tuaj. Plagët janë ende të hapura për shumë njerëz”, tha presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Parlamenti Evropian kujton viktimat e asaj dite tmerri, ndërsa rikonfirmon angazhimin për t’i dhënë fund terrorizmit, për të gjetur një rrugë drejt paqes dhe për të shtuar përpjekjet për të luftuar të keqen e vjetër të antisemitizmit”, tha ajo.

“Ne nuk do ta harrojmë kurrë. Asgjë nuk mund ta justifikojë një terror të tillë dhe kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“BE-ja do të mbrojë gjithmonë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar në paqe dhe siguri. Zgjidhja me dy shtete, mbetet e vetmja rrugë e mundshme drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, tha ai.

You Might Also Like

‘Sigurisht që do ta shqyrtojmë’: Trump thotë se do të shqyrtojë bazën e përhershme ushtarake amerikane në Lituani

Kanadaja pezullon eutanazinë për personat me sëmundje mendore

Gjermani, rritet numri i atyre që refuzojnë shërbimin ushtarak, ja arsyet

Zvicra drejt referendumit për lehtësimin e eksportit të armëve

Vance: Reduktimi i pasurimit të uraniumit, kusht për marrëveshjen me Iranin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ASH: Evropa vazhdon t’i mbajë dyert hapur për Maqedoninë e Veriut, Qeveria vazhdon të humbë kohë
Next Article MASH publikon konkurset për bursa për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2026/2027
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?