By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shpërndanin drogë në Mikonos, kapen 3 shqiptarë, njëri i kërkuar nga SPAK
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Shpërndanin drogë në Mikonos, kapen 3 shqiptarë, njëri i kërkuar nga SPAK
KronikaShqipëri

Shpërndanin drogë në Mikonos, kapen 3 shqiptarë, njëri i kërkuar nga SPAK

admin
Last updated: 09/06/2025 08:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pas një operacioni të gjerë anti-drogë të zhvilluar në ishullin turistik të Mykonos. Të arrestuarit janë identifikuar si Spiro Lila, 30 vjeç, Roland Allka, 33 vjeç, të dy nga Gramshi, dhe Euglend Dumi, 36 vjeç, nga Vaqarri i Tiranës. Njëri prej tyre, Lila, rezulton i shpallur në kërkim nga SPAK, për përfshirje në një grup kriminal që operonte me trafik ndërkombëtar droge nga Saranda, goditur në maj 2019 nga ish-Prokuroria për Krimet e Rënda.

Sipas hetimeve të policisë greke, shqiptarët ishin pjesë e një rrjeti të organizuar që vepronte të paktën që nga maji 2025, duke tregtuar kokainë të bardhë dhe rozë, marijuanë, metamfetaminë kristalore dhe tableta narkotike në zonën e Mykonosit. Grupi përdorte tre banesa të marra me qira pranë njëra-tjetrës si baza për magazinimin dhe shpërndarjen e drogës.

Trafikantët lëviznin nëpër ishull me automjete dhe motoçikleta për të shpërndarë drogën tek klientët, duke përfituar fitime të mëdha. Për të shmangur ndjekjen nga policia, ata mbanin një “roje telefonike” jashtë banesave, ndërsa gjatë udhëtimeve bënin ndalesa të shkurtra dhe manovra të rrezikshme për të vëzhguar lëvizjet e policisë.

Gjatë kontrolleve të policisë, të ndihmuar edhe nga një qen antidrogë, u sekuestruan: 932.22 gram kokainë, 7 gram kokainë rozë, 899 gram marijuanë, 1.4 gram metamfetaminë, 93 tableta narkotike, 5,060 euro, një armë zjarri, municione, thikë, peshore elektronike, automjet, motor dhe telefona celularë.

Sipas autoriteteve greke, fitimi i paligjshëm i grupit kapte vlerën mbi 100,000 euro. Lënda narkotike do t’i nënshtrohet analizave laboratorike, ndërsa paratë e sekuestruara do t’i dorëzohen Zyrës Tatimore të Mykonos. Hetimet për të zbuluar lidhje të tjera të mundshme po vijojnë.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

E rrahu nënën, policia e arrestoi kumanovarin

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Ndalohen dy shkupjanë, dyshohen për sulm seksual dhe përdhunimin e një 32-vjeçareje nga Serbia

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Plumba gome dhe gaz lotsjellës, Los Angeles akuzon Trump për protestat e dhunshme
Next Article Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?