By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
Bota

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

admin
Last updated: 09/06/2025 08:28
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kur talibanët janë kthyer në pushtet në Afganistan, gati katër vjet më parë, mospajtimin e kanë shpallur të papranueshëm.

Prej atëherë, ata kanë ndaluar, torturuar apo detyruar që të ikin në ekzil kundërshtarë, gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

Tani, liderët shtetërorë de facto duket se e kanë zgjeruar shkallën e shtypjes, duke shënjestruar dijetarë të islamit dhe klerikë, të cilët i kanë kritikuar publikisht rregullat e ashpra të talibanëve, apo pse kanë ngritur zërin për politika më të moderuara.

Abdul Qadir Qanat, klerik mysliman në kryeqytetin afgan, Kabul, është njëri prej figurave më të njohura që është ndaluar nga talibanët.

“Ata ia lidhën duart dhe e larguan me makinë, së bashku me djalin e tij të vogël”, ka thënë një mik i Qanatit, që ka kërkuar të mbetet anonim, sepse frikësohet nga ndëshkimi i talibanëve.

“Deri më tani ne nuk e dimë pse është ndaluar ai, apo çfarë akuzash rëndojnë kundër tij”, ka thënë miku i tij, që është gjithashtu klerik, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për të, sepse ai ka diabet”.

Qanat njihet për deklarime mbi bindjet e tij personale nëpër debate televizive dhe fjalime publike.

Qanat dhe miku i tij Sirajuddin Nabil, janë ndaluar pse në një tubim publik e kanë kritikuar regjimin e talibanëve. Në janar, Qanat dhe kleriku tjetër, Mahmood Hassan, janë arrestuar pasi e kanë kritikuar monopolin e talibanëve në pushtet.

Bashir Ahmad Hanafi, dijetar mysliman që i ka mbështetur vazhdimisht talibanët në provincën jugore Helmand, është një tjetër figurë e njohur në mesin e atyre që janë ndaluar nga shërbimet e inteligjencës së talibanëve.

Miqtë e Hanafit kanë thënë se ai është ndaluar nga shërbimet e spiunimit pak pasi ai e ka kritikuar ndalesën e talibanëve në edukim të grave dhe vajzave afgane muajin e kaluar.

Në raportimet e mediave sugjerohet se Hanafi është dënuar me tetë muaj burgim dhe i është ndaluar udhëtimi jashtë shtetit për dy vjet, për “nxitje të opinionit publik kundër sistemit politik aktual”.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar vazhdimisht një koment prej zëdhënësit të agjencisë së inteligjencës, Khalil Hamraz, mirëpo ai nuk është përgjigjur.

Safia Arefi, aktiviste për të drejta të njeriut, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se talibanët nuk kanë treguar asnjë pikë tolerancë ndaj mospajtimeve apo kritikave.

“Trajtimi që ua bëjnë talibanët të akuzuarve nuk ka për bazë parimin e ligjit”, ka thënë ajo. “Ata as nuk i kanë informuar familjarët e të ndaluarve”.

Obaidullah Baheer, ish-hulumtues në Qendrën për Azi Qendrore të Shkollës së Londrës për Ekonomi, ka thënë se teokracitë, sikurse ajo e talibanëve, “shpesh e përziejnë vendimmarrjen me doktrinë fetare”, e cila lë pak hapësirë për mospajtime apo kritika.

Ai e përshkruan shtypjen e talibanëve ndaj dijetarëve fetarë si vetëmposhtje.

“Është një goditje e shpejtë ndaj popullsisë lokale dhe figurave popullore”, ka thënë ai.

Për dallim prej regjimit brutal në vitet ’90, Qeveria aktuale e talibanëve e ka shtrirë gradualisht censurën. Ajo i ka shtypur disidenët duke shënjestruar segmente të ndryshme të shoqërisë afgane.

Në fillim regjimi ka pranuar kritika nga mediat afgane, protestat e grave, të pensionuarit dhe bujqit që janë goditur nga politikat e ashpra.

Talibanët kanë arritur t’i zhdukin mediat e pavarura afgane dhe kanë kufizuar qasjen e shtypit ndërkombëtar në këtë shtet. Ata kanë torturuar dhe ndaluar qindra aktivistë, akademikë dhe gazetarë, duke promovuar kulturë të vetëcensurës apo frikës.

“Ekziston një bindje që ka pasoja për kalim të linjave që nuk janë mira të përcaktuara”, ka thënë Baheer.

“Gjithçka që vetëm i ngjan kritikës, nuk tolerohet dhe më pas ndëshkohet”. REL

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shpërndanin drogë në Mikonos, kapen 3 shqiptarë, njëri i kërkuar nga SPAK
Next Article Fabrizio Romano jep lajmin e madh, Reali arrin marrëveshje me talentin e Ajaxit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?