By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPB: Në rrugën ekspres respekto rregullat të cilat shpëtojnë jetë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPB: Në rrugën ekspres respekto rregullat të cilat shpëtojnë jetë
Maqedoni

MPB: Në rrugën ekspres respekto rregullat të cilat shpëtojnë jetë

admin
Last updated: 09/06/2025 13:20
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 qershor – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) sot fillon fushatë e cila synon respektimin e rregullave të komunikacionit në rrugët e shpejta (ekspres). Janë promovuar dy video edukative, në gjuhën maqedone dhe në gjuhën shqipe.

“‘Rrugë ekspres’ është rrugë publike e ndërtuar në mënyrë të specializuar dhe e dedikuar ekskluzivisht për komunikacionin e mjeteve motorike e shënuar me shenjën e përcaktuar të komunikacionit, me të paktën nga një korsi për secilin drejtim dhe një korsi ndalimi, në të cilën komunikacioni mund të kyçet, përkatësisht të shkyçet vetëm në nyje të caktuara dhe të ndërtuara në mënyrë speciale dhe e cila është e mbrojtur nga qasja jashtë këtyre sipërfaqeve. Rruga ekspres ka nga një korsi komunikacioni në secilin drejtim, të cilat janë të ndara nga njëra-tjetra me një vijë të plotë ose të ndërprerë në varësi të konfigurimit të terrenit. Përveç korsisë së komunikacionit për lëvizjen e automjeteve, në rrugën ekspres ka edhe një korsi për ndalimin e automjeteve, e cila është e dedikuar ekskluzivisht për ndalimin e automjeteve. Në rrugën ekspres nuk është e lejuar lëvizja e këmbësorëve, biçikletave, traktorëve dhe automjeteve të tjera të ngadalshme”, thuhet në kumtesë.

Shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 110 kilometra në orë, përveç nëse nuk përcaktohet ndryshe me shenjën e komunikacionit.

Tejkalimi lejohet vetëm kur ka dukshmëri të mirë dhe ka vijë të ndërprerë dhe vijë të shënuar në rrugë.

Çdo lëvizje me automjet në korsinë për ndalim përbën kundërvajtje komunikacioni dhe i nënshtrohet gjobës konform Ligjit. Në rrugën ekspres ndalohet kthimi gjysmërrethor, ndalimi dhe parkimi, përveç në vendet e caktuara.

Shoferët duhet të jenë të kujdesshëm, të mbajnë distancë të sigurt dhe t’i respektojnë të gjitha shenjat e komunikacionit. Rruga ekspres ofron shpejtësi – por, vetëm kur përdoret në mënyrë të duhur dhe të përgjegjshme.

Rruga ekspres nuk është autostradë dhe nuk ka korsi të veçantë për tejkalim.

Në rrugën ekspres, tejkalimi mund të bëhet vetëm kur lejohet, në mënyrë të sigurt – dhe ekskluzivisht në pjesët e rrugës ku është shënuar me vijë të ndërprerë dhe nëse nuk pengon automjetet që lëvizin nga drejtimi i kundërt.

Nëse afrohet një automjet që synon të tejkalojë një automjet tjetër, shoferi i automjetit që po tejkalohet nuk guxon të përdorë korsinë për ndalim që të “krijojë” hapësirë për t’u tejkaluar – kjo është një korsi ekskluzivisht për ndalim sipas nevojës, assesi për komunikacion.

“Tejkalimi në segmentet rrugore të padukshme, në kthesa, duke vozitur në korsinë e frenimit ose duke kaluar mbi vijën e plotë është rreptësishtë i ndaluar dhe paraqet një rrezik serioz. Manovrat e këtilla në komunikacion shpesh përfundojnë me aksident që mund të shkaktojë lëndime serioze… dhe humbje jete. Mos nxito – një tejkalim i paligjshëm mund të jetë vendimi yt i fundit. Në rrugën ekspres respekto rregullat që shpëtojnë jetë”, theksohet në kumtesë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Durmishi: Nuk do të ketë rritje drastike të çmimeve të produkteve ushqimore bazë
Next Article Numërimi për përfaqësimin e sindikatave është në fazën përfundimtare, menjëherë pas kësaj seancë e KES-it

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?