Kumanovë, 23 qershor – Një zjarr i madh ka shpërthyer para pak çastesh në një deponi të veturave të vjetra në zonën industriale të Kumanovës. Sipas informacioneve të para, flakët kanë përfshirë një pjesë të automjeteve të braktisura, duke shkaktuar shqetësim te banorët përreth për shkak të tymit të dendur dhe zhurmës së shpërthimeve sporadike.
Në vendngjarje ndodhen ekipet e zjarrfikësve të Kumanovës, të cilët janë duke punuar intensivisht për të vënë zjarrin nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tij në objekte të tjera industriale përreth.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë informacione rreth dëmeve eventuale materiale.

