By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjithçka rreth ‘dasmës së shekullit’ që zhvillohet në Venecia këtë javë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Gjithçka rreth ‘dasmës së shekullit’ që zhvillohet në Venecia këtë javë
Showbizz

Gjithçka rreth ‘dasmës së shekullit’ që zhvillohet në Venecia këtë javë

admin
Last updated: 25/06/2025 13:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe ish-gazetarja Lauren Sanchez, do të martohen në Itali këtë javë, pavarësisht pakënaqësive për ngjarjen shumë milionëshe, me shumë njerëz që e quajnë atë ‘dasma e shekullit’.

Ku dhe kur është dasma?

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Bezos (61 vjeç) dhe Sanchez (55 vjeçe) fillojnë këtë të enjte në Venecia, dhe sipas informacioneve të fundit, ceremonia është planifikuar për të premten, në një vend të pazbuluar, shkruan CBS News.

Kjo do të jetë martesa e dytë e Bezos, pasi e para me filantropen Mackenzie Scott përfundoi në vitin 2019. Sanchez ishte martuar më parë me Patrick Whitesell, kryetarin ekzekutiv të firmës së menaxhimit ‘Endeavor’. Martesa e tyre gjithashtu përfundoi në vitin 2019.

Sipas CNN, ceremonia mund të zhvillohet në ishullin San Giorgio Maggiore, një nga ishujt venecianë, i njohur për kishën me të njëjtin emër, të projektuar në shekullin e 16-të nga arkitekti Andrea Palladio.

Një nga organizatat protestuese, e quajtur “S’ka hapësirë për Bezosin”, deklaroi këtë javë se kishte arritur një fitore – çifti thuhet se e zhvendosi festën e tyre pas dasmës në një kantier detar në periferi të Venecias, në vend të ndërtesës historike Grande Scuola Misericordia të shekullit të 14-të në qendër të qytetit.

Sa do të kushtojë dasma?

Lauren Sanchez

Është e pamundur të thuhet me siguri se sa do të kushtojë kjo dasmë. Vitin e kaluar qarkulluan thashetheme se dasma do të kushtonte plot 500 milionë euro, por Bezos e mohoi këtë. Më pas dolën informacione të reja.

Pse po protestojnë njerëzit kundër dasmës?

Protestë kundër Bezos

Disa venecianë kanë shprehur pakënaqësi për vendimin e qytetit, duke injoruar nevojat e përditshme të banorëve vendas, thonë ata. Ky veprim vjen mes reagimeve në rritje kundër turizmit masiv në të gjithë Evropën.

Javën e kaluar, protestuesit u mblodhën në Venecia dhe në destinacione të tjera të njohura evropiane për të protestuar kundër “fluksit turistik”, të cilin shumë e fajësojnë për rritjen e çmimeve të banesave dhe për zhvendosjen e vendasve.

Për të dytin vit radhazi, Venecia ka vendosur një tarifë hyrjeje për vizitorët ditorë gjatë periudhave të caktuara të verës.
Ndër protestuesit janë organizatorët e fushatës “Nuk ka hapësirë për Bezosin”, e cila mbështetet nga më shumë se një duzinë grupesh lokale, duke përfshirë avokatë të strehimit dhe organizata studentore.

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Të hënën, Greenpeace iu bashkua atyre, me aktivistët që shpalosën një banderolë të madhe në Sheshin e Shën Markut me foton e Bezosit dhe mbishkrimin: “Nëse mund të merrni Venecian me qira për dasmën tuaj, mund të paguani më shumë taksa”.

Sipas Statistikave, Venecia dhe zona metropolitane përreth kanë një popullsi prej rreth 250 mijë banorësh, por më pak se 50 mijë njerëz jetojnë në qendrën historike të qytetit, e cila përbëhet nga më shumë se njëqind ishuj të lidhur nga kanalet dhe urat e famshme të qytetit.

You Might Also Like

Brooke Shields flet për skenat intime në moshën 11 vjeçare

Me një mal parash në tavolinë, Fisniku tregon se emri i tij po keqpërdoret nga profile fallso në rrjetet sociale: Do të ndërmarr masa ligjore

Ish-gruaja e Eminemit arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

Kush është Ervin Ivanov? Burri i Darës që e shtyu drejt fitores në Eurovision

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fabrizio Romano e konfirmon, Arsenali transferon një yll të Chelseat
Next Article Veç performancave magjike, Dua Lipa vodhi vëmendjen e veshur në Swarovski

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?