By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fazliu: Ligjin e përfaqësimit nuk e bënë dot me kryeministër shqiptar, tani e kundërshtojnë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fazliu: Ligjin e përfaqësimit nuk e bënë dot me kryeministër shqiptar, tani e kundërshtojnë!
MaqedoniTOP LAJM

Fazliu: Ligjin e përfaqësimit nuk e bënë dot me kryeministër shqiptar, tani e kundërshtojnë!

admin
Last updated: 25/06/2025 14:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 qershor – Ish-deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu, ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat nga Qeveria, duke kritikuar ashpër ish-qeverisjen e BDI-së për paaftësinë dhe mungesën e vullnetit politik për ta zgjidhur këtë çështje themelore për shqiptarët.

Fazliu shkruan se, megjithëse për 20 vjet BDI kishte në dorë gjithë pushtetin, përfshirë edhe kryeparlamentarin dhe kryeministrin e parë shqiptar, asnjëherë nuk e sollën një ligj të tillë. Ai thekson se tani kur ky ligj kalon nga një qeveri me shumë më pak pushtet, të njëjtët individë që heshtën për dy dekada, dalin kundër. “Tani, kur dikush tjetër, me shumë më pak pushtet, siç e pranoni ju, e kalon këtë ligj në Qeveri, ju nuk bëheni pjesë për ta përmirësuar. Përkundrazi, ngriheni dhe thoni: ‘Nuk kalon!’ Jo pse mendoni se ligji nuk është i mirë, por sepse ju nxjerr zbuluar. Sepse ky ligj ua kujton paaftësinë dhe heshtjen tuaj 20-vjeçare përballë një kërkese të drejtë të shqiptarëve”, shkruan Fazliu.

Ai sjell një krahasim të ashpër mes periudhës së qeverisjes së kaluar dhe asaj aktuale, duke thënë se më parë përmendeshin afera të montuara, burgje të mbushura me shqiptarë, kazino dhe korrupsion, ndërsa sot flitet për ligje të rëndësishme si ai për përfaqësimin e drejtë, përdorimin e gjuhës shqipe dhe përpjekjet për luftë kundër korrupsionit.

“Ka ndryshim të madh ndërmjet kazinos dhe korrupsionit që çojnë në shkatërrim, dhe Ligjit për Gjuhën Shqipe, afrimit me Kosovën, përfaqësimit të drejtë, që çojnë në zhvillim, dinjitet dhe një rrugë të drejtë”.

Në fund të reagimit, Fazliu pranon se ligji mund të ketë mangësi, por thekson se është një përpjekje e vlerësueshme pas dy dekadash heshtjeje. Ai u bën thirrje të gjithëve që të kontribuojnë për përmirësimin e tij, dhe jo të pengohet për arsye politike.

Statusin e përmbyll me një mesazh simbolik nga Arbën Xhaferi: “Më mirë një ligj sesa një post”.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article OEK letër Kurtit, bizneset kërkojnë shtyrjen e kalimit në tregun e lirë të energjisë
Next Article Radev u drejtohet udhëheqësve evropianë: Është shqetësuese që Parlamenti Evropian po flet hapur për “identitetin” dhe “gjuhën”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?