By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kroçera “National Geographic Orion” në Durrës, Rama: Një linjë e re turistike për Shqipërinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kroçera “National Geographic Orion” në Durrës, Rama: Një linjë e re turistike për Shqipërinë
Shqipëri

Kroçera “National Geographic Orion” në Durrës, Rama: Një linjë e re turistike për Shqipërinë

admin
Last updated: 25/06/2025 15:37
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Kroçera eksploruese “National Geographic Orion” është akostuar për herë të parë në Portin e Durrësit me 108 turistë amerikanë në bord.

Ndërsa e konsideron këtë një linjë të re turistike për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se “Shqipëria është përfshirë për herë të parë në këtë linjë prestigjioze që përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Kroacinë, duke sjellë vëmendjen ndërkombëtare mbi destinacionet tona historike dhe natyrore”.

Turistët do të kryejnë një tur 8-ditor në vende të ndryshme të Mesdheut, përfshirë edhe Shqipërinë.

Durrësi është porti i dytë, pas Sarandës, ku ankoron kjo kroçerë. Pas ndalesës në Durrës, udhëtimi i tyre do të vazhdojë drejt Divjakës, ku do të vizitojnë lagunën e Karavastasë dhe pelikanin kaçurrel, ndërsa qyteti i radhës që do eksplorojnë është Kruja.

Anija, e gjatë 102 metra dhe e gjerë 14 metra, me 50 dhoma dhe një ekuipazh prej 70 marinarësh, do të vijojë më pas lundrimin drejt Kroacisë.

Kjo është vizita e parë që “National Geographic Orion” realizon në Shqipëri, duke sjellë në bord 108 turistë amerikanë të interesuar për turizmin e aventurës dhe ekspeditave.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Manastirliu: Synojmë ta kthejmë Shqipërinë në një destinacion akademik
Next Article Arrestohet punonjësi i Policisë për kontrabandë karburanti

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?