By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Festa e Vidovdanit, Kurti: Mos bini pre e asnjë provokimi gjatë ditës së nesërme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Festa e Vidovdanit, Kurti: Mos bini pre e asnjë provokimi gjatë ditës së nesërme
Maqedoni

Festa e Vidovdanit, Kurti: Mos bini pre e asnjë provokimi gjatë ditës së nesërme

admin
Last updated: 27/06/2025 13:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ka thënë se ka paralajmërime për destabilizim në shënimin e Vidovdanit, festë kjo fetare, e cila tradicionalisht organizohet nga serbët më 28 qershor në Gazimestan.

Kurti tha se sipas vlerësimeve të institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës ka përpjekje që tubimi në Gazimestan të jetë “sa më masiv, prandaj janë organizuar grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina që të vijnë në Kosovë nesër”.

“Siç e dini, në fundjavë shënohet Dita e Shën Vidit, apo Vidovdan siç njihet, e cila ndonëse ditë me karakter fetar, fatkeqësisht në vazhdimësi është përcjellë me retorikë politike nxitëse e kërcënuese për sigurinë publike nga ana e Serbisë. Beogradi zyrtar, që po përballet me protesta të vazhdueshme e gjithandej të studentëve dhe jo vetëm, po përpiqet që ta zhvendosë vëmendjen diku tjetër. Në këtë përpjekje për të ulur përmasat e protestës anti-qeveritare e anti-regjim të të njëjtës ditë në Beograd, pushteti në Serbi mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente në Gazimestan”, tha ai duke shtuar se “Prandaj janë organizuar grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina që të vijnë në Kosovë nesër. Tradicionalisht, grupet e tilla kanë qenë provokuese, duke bartur simbole nacionaliste serbe e ruse, që bien në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe janë gjithashtu edhe kundër vlerave demokratike e evropiane”.

Ai po ashtu ju bëri thirrje bashkëqytetareve që të respektojnë ligjin dhe të mos lejojnë që të përdoren për qëllime politike.

“U bëjmë thirrje të gjithë bashkëqytetarëve tanë, sidomos nga radhët e komunitetit serb në Kosovë, që të respektojnë ligjin dhe të mos lejojnë të keqpërdoren për qëllime politike. U bëjmë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tanë që gjithashtu të mos bien pre e asnjë provokimi nga kushdo qoftë në ditën e nesërme”, tha Kurti përcjell Telegrafi.

“Tubimet për shënimin e Vidovdanit duhet të organizohen në përputhje të plotë me ligjin, jo të shndërrohen në një mjet për instrumentalizim politik nga autoritetet në Beograd, të cilat tentojnë të eksportojnë krizën e brendshme politike përmes provokimeve në Kosovë, vetëm për t’u paraqitur më pas si kinse “mbrojtës të interesave kombëtare” të tyre dhe të serbëve në Kosovë, përmes narracioneve propagandistike dhe klero-nacionaliste”, u shpreh ai.

Kryeministri në detyrë po ashtu tha se nuk do të tolerojnë veprime të cilat e cenojnë rendin, sigurinë dhe paqen në Kosovë.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komuna e Çairit hap Thirrjen Publike për mbështetje të sportit në vitin 2025
Next Article Nikolloski: Arsovska është e motivuar nga BDI për të krijuar spektakle, Qyteti ka të gjitha kompetencat për ndërtimet pa leje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?