By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mendi Qyra shpall kandidaturën si i pavarur për kryetar të Strugës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mendi Qyra shpall kandidaturën si i pavarur për kryetar të Strugës
Maqedoni

Mendi Qyra shpall kandidaturën si i pavarur për kryetar të Strugës

admin
Last updated: 30/06/2025 12:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 qershor – Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra ka shpallur kandidaturën e tij si i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, transmeton TV21. Qyra në fjalimin e tij thotë se kandidatura e tij për Strugën është kërkuar çdo ditë nga bizneset lokale dhe nga të rinjtë.

“Sot, zyrtarisht e shpall kandidaturën time si I pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës.

Nuk është një hap që e kam ndërmarrë kokë më vete, por është një vendim që më është kërkuar për çdo ditë.

Thirrje nga bizneset lokale që kërkojnë një orientim më të qartë të qytetit,  thirrje nga të rinjtë që duan të qëndrojnë në vendlindje,  shtytje nga qytetarët e zakonshëm që nga unë kërkojnë guximin për të kandiduar dhe menaxhuar me qytetin tonë, me përgjegjësi dhe përkushtim”, thekson Mendi Qyra në fjalimin e tij.

Tutje, Mendi Qyra thekson se kandidimi për Strugën është një sfidë për të, por shton se me përvojën në ekonomi dhe me vizion të qartë për zhvillimin e Strugës është thirrje për bashkim për të njëjtën endërr për Strugën.

“Vij këtu si njeri me përvojë në ekonomi, me vizion të qartë për zhvillimin e merituar që kërkon qyteti ynë.

Kandidaturën që po e shpall sot, nuk është garë për pushtet, nuk është luftë kundër askujt. Është vetëm një thirrje për bashkim, për të gjithë ata që ndajnë të njëjtën ëndërr për Strugën.

Struga ka qënë gjithmonë frymëzimi dhe forca ime”, shton Mendi Qyra.

Ndërkaq, kandidati i pavarur për Strugën Mendi Qyra shpalosi edhe idetë për zhvillim duke i bazuar në tre rrafshe:

1. Transparencë dhe drejtësi për të gjithë,

2. Zhvillim të qëndrueshëm dhe investime në infrastrukturë, në fushën e arsimit dhe kulturës, rini e sport,

3. Përfaqësim të ndershëm dhe dialog të hapur me çdo qytetar.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Charlize Theron betohet për trukun e saj të thjeshtë me lugë që bën mrekulli
Next Article Presidentja Osmani do t’i ftojë në takim liderët e partive në ditët vijuese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?