By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Araujo më në fund flet për të ardhmen e tij te Barcelona, tregon nëse do të qëndrojë ose do të largohet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Araujo më në fund flet për të ardhmen e tij te Barcelona, tregon nëse do të qëndrojë ose do të largohet
Sport

Araujo më në fund flet për të ardhmen e tij te Barcelona, tregon nëse do të qëndrojë ose do të largohet

admin
Last updated: 10/07/2025 10:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ronald Araujo ka sqaruar të ardhmen e tij duke thënë se nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona, pavarësisht spekulimeve që e lidhin me një transferim të mundshëm këtë verë.

Në një deklaratë për mediat, mbrojtësi uruguaian u shpreh qartë se do të qëndrojë te Barcelona.

“Për mua, po, do të qëndroj te Barça”. Këto fjalë erdhën pas rikthimit të tij në stërvitje në Ciutat Esportiva Joan Gamper, duke treguar vendosmërinë për të qenë pjesë e skuadrës së Hansi Flick.

Situata te Barcelona është e ngarkuar në repartin e mbrojtjes, me pesë qendërmbrojtës aktualisht në dispozicion. Drejtori sportiv Deco ka konfirmuar se njëri prej tyre duhet të largohet për të balancuar skuadrën para mbylljes së afatit kalimtar.

Ndërkohë, Hansi Flick ka në plan të llogarisë në Pau Cubarsí dhe Inigo Martínez për sezonin e ri. Edhe Eric García po fiton terren falë fleksibilitetit dhe përkushtimit të tij, të vlerësuar nga trajneri gjerman.

Në këtë rrethana, vetëm dy emra mbeten potencialisht në listën e largimeve: Ronald Araujo dhe Andreas Christensen. Mirëpo, të dy lojtarët duket se nuk kanë ndërmend të largohen.

Araujo ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, e vlefshme deri më 15 korrik, por ai nuk po tregon asnjë sinjal se dëshiron ta aktivizojë atë. Ndërkohë, edhe Christensen nuk ka shfaqur interes për të ndryshuar ambient.

Barcelona duhet të marrë një vendim të vështirë në ditët në vijim, por nëse qëndrimi i lojtarëve nuk ndryshon, klubi rrezikon të mos arrijë qëllimin e tij për të shkurtuar listën e mbrojtësve qendrorë për sezonin 2025/26.

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article FALENDERIM
Next Article Me çaj rusi e shalqi, Mc Kreshën dhe Capital T i bën bashkë gjysmëfinalja e Botërorit të Klubeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?