By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkarkohet kupola drejtuese e policisë në Shkodër, shkak ndërtimet pa leje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shkarkohet kupola drejtuese e policisë në Shkodër, shkak ndërtimet pa leje
Shqipëri

Shkarkohet kupola drejtuese e policisë në Shkodër, shkak ndërtimet pa leje

admin
Last updated: 10/07/2025 11:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshi, dhe shefin e Komisariatit të këtij qyteti, Nik Nikolli. Ndërkohë që është pezulluar edhe shefi i Stacionit të Policisë në Theth.

Lajmi u bë publik nga vetë kreu i Policisë së Shtetit, i cili theksoi se shkarkimet lidhen me zaptimin e hapësirave publike në zonën e Thethit dhe mosveprimin e strukturave vendore për t’i parandaluar ato.

“Drejtuesit e policisë në Shkodër nuk kanë zbatuar detyrën dhe kanë lejuar ndërtimet pa leje. Do të mbajnë përgjegjësi nëse mbajnë sytë mbyllur dhe nuk e konstatojnë vetë, para se ta konstatojmë ne apo i gjithë komuniteti. Çdo rast neglizhimi të denoncohet menjëherë në Policinë e Shtetit”, deklaroi Proda.

Ai shtoi se lirimi i hapësirave publike do të jetë një nga prioritetet kryesore të policisë në ditët, javët dhe muajt në vijim.

“Hapësirat publike u përkasin qytetarëve dhe komunitetit, e askush nuk ka të drejtë t’i përvetësojë. Do të ketë kontroll të përditshëm dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë për çdo neglizhencë nga strukturat që kanë detyrë të parandalojnë e të godasin këto paligjshmëri, pa pritur që problematika të bëhet e patolerueshme si në rastin e Thethit”, theksoi kreu i Policisë së Shtetit.

Në vend të drejtorit të Policisë së Shkodrës është emëruar Gentian Berberi, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Policisë në Kukës. Ndërsa në vend të tij, në krye të Policisë së Kukësit, është komanduar Loard Sallaku, ish-shef i Komisariatit nr. 2. /euronewsalbania/

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rasti i Agon Zejnullahut, komandanti i policisë në Lipjan: Kam ofruar dorëheqje – nuk jam shkarkuar
Next Article Përkthyesi mbajti fshehurazi shënime nga takimi me Zelenskyn, BE-ja e largon menjëherë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?