By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Andonovski – Ageler: Mbështetje nga SHBA-ja për transformim digjital të Maqedonisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Andonovski – Ageler: Mbështetje nga SHBA-ja për transformim digjital të Maqedonisë
Maqedoni

Andonovski – Ageler: Mbështetje nga SHBA-ja për transformim digjital të Maqedonisë

admin
Last updated: 10/07/2025 13:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 korrik – Ministri i Transformimit digjital, Stefan Andonovski sot kishte takim pune me ambasadorën e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler.

Takimi u zhvillua në frymën e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e digjitalizimit, sigurisë kibernetike dhe zhvillimit teknologjik, kumtoi kabineti i Andonovskit.

Në fokus të bisedës ishte Samiti i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në tetor 2025 në Shkup, dhe në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të vendeve të rajonit, partnerë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues nga sektori privat.

Andonovski e theksoi mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të SHBA-së në procesin e transformimit digjital të Maqedonisë, si dhe rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta që kontribuojnë për përparimin e infrastrukturës, forcimin e sigurisë dhe zhvillimin ekonomik.

“Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në përpjekjet tona të përbashkëta për një të ardhme digjitale. Jemi mirënjohës për partneritetin me SHBA-në, i cili është thelbësor për përparimin e reformave dhe ndërtimin e një ekonomie digjitale gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme”, vlerësoi Andonovski.

Digjitalizimi mbetet një nga prioritetet strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa bashkëpunimi me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një nxitës i rëndësishëm i progresit në këtë fushë, qëndron në kumtesën e kabinetit të ministrit të Transformimit Digjital. 

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Euroambasadori Rokas në Ohër në takim me kryetarin e Komunës, Pecakov dhe përfaqësuesit e Këshillit të Komunës
Next Article VLEN:50 milionë euro për komunat me shumicë shqiptare, përkrahje për 238 projekte

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?