By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunski: Statusi i Liqenit të Ohrit si trashëgimi kulturore dhe natyrore botërore është ruajtur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunski: Statusi i Liqenit të Ohrit si trashëgimi kulturore dhe natyrore botërore është ruajtur
Maqedoni

Mucunski: Statusi i Liqenit të Ohrit si trashëgimi kulturore dhe natyrore botërore është ruajtur

admin
Last updated: 10/07/2025 14:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 korrik – Statusi i Liqenit të Ohrit si trashëgimi kulturore dhe natyrore botërore është ruajtur. Ky sukses është rezultat i diplomacisë aktive, të përkushtuar dhe të koordinuar, në bashkëpunim me partnerët dhe miqtë tanë nga bashkësia ndërkombëtare, deklaroi sot në Qeveri ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi.

Ministri theksoi se që nga dita e parë, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, në mënyrë aktive është përfshirë në proces.

“Së bashku treguam se ka vullnet të qartë, koordinim dhe qasje përgjegjëse – rezultatet janë të pashmangshme. Kemi zhvilluar biseda intensive, kemi zbatuar konsultime diplomatike dhe kemi ndërtuar pozita të përbashkëta me shtetet-anëtare të Komitetit për trashëgiminë botërore”, tha Mucunski.

Ai theksoi se gjendja që autoritetet e reja e trashëguan ishte rezultat i viteve të neglizhencës, menaxhimit të papërgjegjshëm dhe mungesës së masave thelbësore nga ana e qeverisë së mëparshme.

“Në vend të parandalimit dhe përgjegjësisë, lanë një problem që kërkonte zgjidhje urgjente. Qasja jonë ishte ndryshe – jo deklarative, por të përkushtuar dhe të fokusuar në rezultate”, tha shefi i diplomacisë.

Mucunski theksoi se ruajtja e statusit është vetëm hapi i parë, mbetet obligimi për të siguruar mbrojtje afatgjate, menaxhim të qëndrueshëm dhe përsëri të ndërtohet besimi në institucionet dhe kapacitetin e shtetit për tu kujdesur për trashëgiminë e tij më të çmuar natyrore dhe kulturore.

Ai shprehu mirënjohje për ekipin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme – „për profesionalitetin e tyre, sakrificën dhe punën e heshtur, por kyç prapa skenës”, që kontribuoi në këtë vendim të UNESKO-s, i cili, siç tha ai, ka një rëndësi të madhe për ne si shtet.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qeveria dhe Kryqi i Kuq do ta fuqizojnë bashkëpunimin
Next Article Kuvendi solli vendim për shpallje të konkursit për zgjedhje të Avokatit të popullit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?