By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Raporti i GRECO-s është konfirmim për përpjekjet e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit, do të vazhdojmë edhe më ashpër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Raporti i GRECO-s është konfirmim për përpjekjet e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit, do të vazhdojmë edhe më ashpër
Maqedoni

Mickoski: Raporti i GRECO-s është konfirmim për përpjekjet e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit, do të vazhdojmë edhe më ashpër

admin
Last updated: 15/07/2025 12:19
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik – Në vazhdim është fjalimi i Kryeministrit Mickoski në seancën e sotme të Komitetit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftën kundër Terrorizmit:

Puna e Komitetit Nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit ka një rëndësi të veçantë për stabilitetin, sigurinë dhe rezistencën e shtetit. Seancën e sotme nuk e trajtojmë vetëm si koordinuese, por si një pikë thelbësore në një përpjekje më të gjerë: përpjekje për të krijuar një sistem që i njeh në kohë rreziqet, reagon në mënyrë efikase dhe siguron mbrojtje afatgjatë për qytetarët.

Ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi nuk janë vetëm kërcënime për sigurinë – ato janë tregues të dobësive më të thella në sistem. Prandaj lufta kundër tyre nuk mund të jetë e izoluar, por duhet të zhvillohet paralelisht me forcimin e institucioneve, shtetit të së drejtës dhe besimit publik.

Po ashtu, me këtë rast më lejoni të ndalem edhe te një temë tjetër të afërt, por shumë të rëndësishme – lufta kundër korrupsionit.
Kur e morëm përgjegjësinë për ta udhëhequr shtetin, hasëm në institucione të ngulfatura në një rrjet abuzimesh, klientelizmi dhe korrupsioni sistematik.
Korrupsioni nuk ishte përjashtim – ishte rregull. Drejtësia ishte selektive. Qeveria ishte në shërbim të interesave të fuqishme, e jo të qytetarëve. Kjo ishte pamja që trashëguam. Prandaj, një nga betejat e para dhe më të vendosura që e nisëm ishte pikërisht – lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

Në këtë betejë, sot kemi edhe një konfirmim të parë të madh nga bashkësia ndërkombëtare.
Pas vitesh të errësirës institucionale, raporti i GRECO-s i publikuar dje është një sinjal se Maqedonia ecën përpara – drejt një sistemi funksional.

GRECO konfirmoi: Maqedonia po e braktis epokën e drejtësisë selektive dhe paprekshmërisë politike.
Me mbylljen e procedurës për harmonizim, Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit pranë Këshillit të Evropës dërgoi një mesazh të qartë: se ka rezultate të dukshme, përmirësime konkrete dhe vullnet të fuqishëm politik për t’u shkëputur nga praktikat e vjetra.

Kjo nuk është vetëm një mirënjohje administrative – është një konfirmim institucional.
Për herë të parë pas shumë kohësh, shteti nuk është objekt kritike, por i mirënjohjes – për përparim serioz në luftën kundër korrupsionit.
Kjo na nxit, por edhe më shumë na ngarkon me përgjegjësi.
Lufta kundër korrupsionit nuk është deklaratë – por ndryshim sistemor që tani fiton edhe konfirmim ndërkombëtar.

Të nderuar,
E dimë se ekstremizmi, radikalizimi dhe dhuna zakonisht lulëzojnë atje ku shteti është i dobët, e institucionet janë të korruptuara. Prandaj, strategjia jonë është e qartë:
ndërtimi i një shteti të sigurt, me institucione funksionale, polici profesionale dhe një shoqëri rezistente.

Ky Komitet nuk është simbolik, por një instrument operativ. Dhe pres nga të gjithë pjesëmarrësit – të sigurisë, të shoqërisë, të arsimit dhe të vetëqeverisjes lokale – të veprojnë në mënyrë të koordinuar, pa vonesa dhe pa kalkulime.
Vazhdojmë me të njëjtën seriozitet, pa eufori, por me vetëdije të plotë.
Sepse beteja për një Maqedoni stabile, të sigurt dhe të drejtë nuk fitohet me fjalë – por me vepra.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tetova pret yjet e njohura të muzikës/ Kasami prezanton programin e Verës Kulturore 2025
Next Article Saliu: Janë hapur rrugët për integrimin e drejtpërdrejt sistemik të romëve në të gjitha fushat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?