By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Barcelona në bisedime të avancuara me përfaqësuesit e Koundes, synohet blindimi i francezit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Barcelona në bisedime të avancuara me përfaqësuesit e Koundes, synohet blindimi i francezit
Sport

Barcelona në bisedime të avancuara me përfaqësuesit e Koundes, synohet blindimi i francezit

admin
Last updated: 22/07/2025 10:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Që nga ardhja e trajnerit Hansi Flick, Jules Kounde është shndërruar në një shtyllë të rëndësishme të mbrojtjes së Barcelonës dhe klubi tashmë ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij.

Barcelona vazhdon të punojë për ndërtimin e skuadrës për sezonin 2025/26, me qëllim konsolidimin e një projekti konkurrues. Pas afrimit të portierit Joan García, katalanasit po synojnë edhe huazimin e Marcus Rashford, ndërsa përballen me kufizimet financiare të LaLigas.

Në të njëjtën kohë, klubi është i fokusuar në shitje strategjike për të gjeneruar të ardhura. Kjo është e domosdoshme për të përmbushur kërkesat financiare dhe për të lejuar përforcime të reja deri më 30 gusht.

Pavarësisht lëvizjeve të tjera, Kounde mbetet i paprekshëm në planet e Flick. Me kontratë deri në qershor 2027, francezi zhvilloi një sezon të shkëlqyer me 53 paraqitje, 4 gola dhe 8 asistime.

Sipas Mundo Deportivo, bisedimet për rinovimin e kontratës së Kounde janë në fazë të avancuar. Klubi synon ta mbyllë marrëveshjen sa më shpejt, duke ruajtur një nga gurët e themelit të projektit të ri.

Kampioni i La Ligas synon që ta blindojë Kounden me kontratë të re deri më vitin 2030.

Zgjatja e kontratës me Kounde është jo vetëm garanci për mbrojtjen, por edhe një mesazh i fortë për angazhimin e Barcelonës ndaj lojtarëve kryesorë. Performanca e tij ka larguar çdo dyshim për të ardhmen.

Barcelona vazhdon të lëvizë në merkato, por ruajtja e stabilitetit me lojtarë si Kounde është thelbësore për ambiciet në La Liga dhe Evropë. Klubi po garon me kohën për të kompletuar skuadrën deri në fund të afatit kalimtar.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bajrami kritikon liberalizimin e tregut të energjisë: 1300 kompani ende nuk i kanë marrë faturat
Next Article Shtëpia e Bardhë thotë se Trump po punon “në mënyrë agresive” për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?