By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mediat rumune shkruajnë për Shkëndijën, rivalin e FCSB – shpëtimin e klubit nga ikonat e sportit dhe sponsorizimin nga familja Destani
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Mediat rumune shkruajnë për Shkëndijën, rivalin e FCSB – shpëtimin e klubit nga ikonat e sportit dhe sponsorizimin nga familja Destani
Sport

Mediat rumune shkruajnë për Shkëndijën, rivalin e FCSB – shpëtimin e klubit nga ikonat e sportit dhe sponsorizimin nga familja Destani

admin
Last updated: 22/07/2025 13:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mediat rumune, në prag të përballjes ndërmjet KF Shkëndijës dhe FCSB-së në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, i kanë kushtuar vëmendje historisë dhe sfidave me të cilat është përballur klubi shqiptar nga Tetova që nga periudha e Jugosllavisë e deri sot, njofton Telegrafi.

Në tekstin e tyre, theksohet se Shkëndija u themelua nga shqiptarët etnikë të Tetovës, si një përfaqësim sportiv dhe kulturor i komunitetit, por autoritetet jugosllave e ndaluan aktivitetin e klubit vetëm dy vjet pas themelimit, duke pasur frikë nga rritja e ndikimit të shqiptarëve në sport.

Pas pavarësisë së Maqedonisë në vitin 1991, klubi u rikthye në skenën futbollistike, por jo pa sfida.  Në sezonin 2012/2013, Shkëndija u përball me një krizë të thellë financiare që e çoi pranë falimentimit.

Ishte pikërisht në atë moment kur figura të njohura shqiptare të futbollit botërorë si Xherdan Shaqiri dhe Lorik Cana u përfshinë në një kampanjë me moton “Ecolog, Thuaj PO”, për të bindur kompaninë e fuqishme Ecolog International që të marrë drejtimin e klubit. Kampanja u kurorëzua me sukses.

Ecolog, e udhëhequr nga biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani, mori në dorë Shkëndijën, e stabilizoi financiarisht dhe e ktheu në një klub konkurrues në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Në analizën e tyre, mediat rumune kanë bërë edhe një krahasim interesant mes pronarit të FCSB-së, Gigi Becali, dhe atij të Shkëndijës, Lazim Destani.

Pasuria e Destani vlerësohet në rreth 5 miliardë euro, një shumë dukshëm më e madhe se pasuria e Becalit, e cila llogaritet në rreth 1.2 miliardë euro.

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Foshnja njëvjeçare nga Likova helmohet me ilaçe – Rasti nën hetim nga policia e Kumanovës
Next Article Nokia po rikthehet në tregun e telefonave?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?