By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: I dha futbollit një nga legjendat më të mëdha të sportit, skauti që zbuloi Ronaldon jeton sot në varfëri ekstreme: Më refuzonte sa herë i kërkoja ndihmë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > I dha futbollit një nga legjendat më të mëdha të sportit, skauti që zbuloi Ronaldon jeton sot në varfëri ekstreme: Më refuzonte sa herë i kërkoja ndihmë
Sport

I dha futbollit një nga legjendat më të mëdha të sportit, skauti që zbuloi Ronaldon jeton sot në varfëri ekstreme: Më refuzonte sa herë i kërkoja ndihmë

admin
Last updated: 22/07/2025 14:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një histori e dhimbshme vjen nga Brazili: Fernando dos Santos Carvalho, njeriu që i dha shansin e parë Ronaldo Nazarios, i njohur në mbarë botën si “R9” apo “Fenomeni”, jeton sot në kushte ekstreme varfërie, i pastrehë dhe i sëmurë, ndërsa ish-lojtari i tij është kthyer në një nga ikonat më të mëdha të historisë së futbollit.

Në vitin 1985, Ronaldo ishte thjesht një djalosh 9-vjeçar anonim, por Carvalho – atëherë një skaut i ri në të njëzetat – pa diçka të veçantë tek ai. Ai i dha mundësinë e parë për të luajtur në disa miqësore, duke i hapur rrugën drejt futbollit profesionist, shkruajnë mediat italiane.

Ronaldo do të shkëlqente më pas te PSV, Barcelona, Interi, Reali e deri tek Kombëtarja e Brazilit, ku u kurorëzua dy herë kampion bote.

Por për Carvalhon, rruga ishte ndryshe. Ai rrëfen se nëna e Ronaldos kishte dyshime për udhëtimet, por ai mori përgjegjësinë të kujdesej personalisht për të.

“E merrja vetë, e çoja në stërvitje, e sillja në shtëpi”, thotë ai. Ronaldo duhej të transferohej te Flamengo, por familja nuk mund të paguante. Falë ndërhyrjes së legjendës Jairzinho, ai përfundoi te Cruzeiro dhe më pas në Evropë.

Sot, 58-vjeçari Carvalho jeton pa shtëpi, në varfëri ekstreme, ndërsa kërkon njëfarë mirënjohjeje. “U përpoqa ta takoj në São Paulo, mora autobus për atje, por më refuzoi. Nuk kishte kohë për mua,” thotë ai. Ka dërguar mesazhe dhe ka kontaktuar edhe me miq të Ronaldos, përfshirë menaxherin e restoranteve të tij, por pa përgjigje.

Një histori që vë në pah kontrastin mes famës dhe harresës, suksesit dhe vuajtjes, dhe mbi të gjitha – një mungesë të thellë mirënjohjeje.

 

You Might Also Like

Chelsea i rinovon kontratën një talenti dhe e huazon te Celtic

Arsenali vendosi të mos transferojë Malick Fofanan për shkak të qëndrimit ndaj Mikel Artetas

Kush do të jetë pasardhësi i Messit me fanellën “10” nëse Scaloni rinovon?

Nga Pogba te Benzema, Alaba dhe Brozovic, shumë yje aktualisht janë pa kontratë dhe mund të transferohen falas

PSG me 24 lojtarë në ekipin e parë pas mbylljes së afatit kalimtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Viktor Gyökeres zbulon gjashtë klube që mund të zgjedhë para Arsenal
Next Article Mickoski: Do të ketë rritje lineare të pensioneve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?