By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gerapetritis: Greqia mbështet Maqedoninë e Veriut në përparimin e saj në rrugën evropiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gerapetritis: Greqia mbështet Maqedoninë e Veriut në përparimin e saj në rrugën evropiane
MaqedoniTOP LAJM

Gerapetritis: Greqia mbështet Maqedoninë e Veriut në përparimin e saj në rrugën evropiane

admin
Last updated: 23/07/2025 15:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot, në kuadër të vizitës së tij të punës në Greqi, u takua me Shefin e Diplomacisë Greke, ministrin Giorgos Gerapetritis.

Nga MPJ e Maqedonisë së Veriut thonë se ministrat shprehën kënaqësi për takimin e sotëm, në një kohë kur të dyja palët janë të përkushtuara për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ata patën një bisedë të hapur dhe shkëmbim pikëpamjesh mbi disa çështje me interes të përbashkët.

Në takim, Mucunski shprehu mirënjohje të sinqertë për solidaritetin që Greqia tregoi gjatë tragjedisë në Koçan dhe emergjencave të fundit pranë Dojranit.

“Këto nuk ishin vetëm gjeste ndihme, por akte të vërteta miqësie”, theksoi Mucunski, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.

Siç është raportuar, në takim u diskutua edhe për sigurinë – si në nivel rajonal ashtu edhe global.

U konfirmua veprimi i përbashkët brenda NATO-s dhe nevoja për koordinim të ngushtë në këto kohë të pasigurta. Në të njëjtën kohë, ministrat trajtuan procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, Ministri Gerapetritis theksoi mbështetjen e fortë për rrugën tonë të integrimit evropian.

“Dua të theksoj edhe një herë mbështetjen e Greqisë për përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj evropiane, bazuar në kushtëzimet e përcaktuara dhe parimin e meritave të veta, me një fokus të veçantë në kriteret themelore”, shtoi ministri grek Gerapetritis, thonë nga MPJ.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janë parashtruar nisma për shkarkimin e kryetares së KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska
Next Article Ristovski për FERO: Festë e vërtetë për sytë kur shikoni mijëra sportistë të rinj nga e tërë Evropa në Maqedoni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?