By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 50 mijë ha të shkrumbuara, Shqipëria, e para në rajon dhe Evropë për sipërfaqen e djegur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mbi 50 mijë ha të shkrumbuara, Shqipëria, e para në rajon dhe Evropë për sipërfaqen e djegur
Shqipëri

Mbi 50 mijë ha të shkrumbuara, Shqipëria, e para në rajon dhe Evropë për sipërfaqen e djegur

admin
Last updated: 14/08/2025 17:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shqipëria është vendi i parë në Rajon dhe Evropë për hapësirën me pyje e shkurre të djegur këtë vit në raport me totalin e sipërfaqes. Nga 28 mijë e 748 km2 territor, vendi ka humbur mbi 50 mijë hektarë si pasojë e zjarreve këtë vit, shifër kjo sa 1.9 për qind e totalit. Të dhënat nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje tregojnë se sipërfaqja e shkrumbuar deri më tani si pasojë e 93 zjarreve në pyje e kullota është më e madhja ndonjëherë.

Maqedonia e Veriut është shteti i dytë në Ballkanin Perëndimor për sipërfaqen më të madhe të djegur nga zjarret këtë vit me gati 26 mijë hektarë. Më pas renditen Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova. Kjo e fundit ka humbur vetëm 9 mijë e 792 ha me pyje e shkurre këtë vit.

Spanja është shteti me sipërfaqen më të madhe të djegur këtë vit me 148 mijë e 205 ha si pasojë e 200 zjarreve. Megjithatë, në raport me totalin e territorit prej më shumë se 50 milionë ha, sipërfaqja e djegur është vetëm sa 0.29 për qind e totalit. Rumania është shteti i dytë në Evropë për sipërfaqen më të madhe të djegur nga zjarret, 123 mijë e 816 ha, ndjekur nga Portugalia dhe Italia. Në raport me totalin, edhe këto shtete kanë pak sipërfaqe të djegur. Lista pasohet nga Greqia dhe Bullgaria.

Duke llogaritur shpenzimet për ripyllëzimin, kostot për rigjenerimin e tokës dhe humbjet nga djegia e lëndëve drusore, dëmi ekonomik nga zjarret e këtij viti përllogaritet në mbi 311 milionë euro.

Kjo edhe për shkak se Shqipëria sipas EUROSTAT ka numrin më të ulët të personelit, zjarrfikëseve dhe avionëve për shuarjen e zjarreve.  (A2 Televizion)

You Might Also Like

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ANALIZA/ Genc Burimi: Sulmi kundër News24, Ushtria në puç – Opozita në plazh!
Next Article KQZ certifikon edhe nëntë subjekte politike, përfshirë atë të Ramiz Lladrovcit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?