By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KShPK dhe Prokuroria konstatuan: Nuk ka parregullsi në organizimin e Samitit të OSBE-së në Shkup
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KShPK dhe Prokuroria konstatuan: Nuk ka parregullsi në organizimin e Samitit të OSBE-së në Shkup
Maqedoni

KShPK dhe Prokuroria konstatuan: Nuk ka parregullsi në organizimin e Samitit të OSBE-së në Shkup

admin
Last updated: 26/08/2025 11:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht – Akuzat për keqpërdorime të supozuara gjatë organizimit të Këshillit Ministror të OSBE-së, i cili u mbajt në Shkup vitin e kaluar, tashmë janë institucionalisht të mbyllura, konfirmuan që vitin e kaluar Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) dhe Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PPNOKK).

Sipas konkluzionit zyrtar të të dy institucioneve, procedura për përzgjedhjen e kompanisë për rikonstruksionin dhe adaptimin e sallës “Boris Trajkovski” është zhvilluar në përputhje me ligjet, duke respektuar standardet më të larta të vlerësimit të drejtë dhe pa elemente korrupsioni.

Kontrolli institucional u zhvillua me iniciativë të ish-ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, i cili, për shkak të një sërë akuzash publike, kërkoi një rishikim dhe hetim të plotë për të gjithë procedurën.

“Procesi ishte në përputhje me ligjet tona, u respektuan standardet më të larta të vlerësimit të drejtë dhe nuk pati korrupsion”, thuhet në konkluzionin e përbashkët të KShPK dhe Prokurorisë, i cili ka të bëjë me përgatitjet për Samitin që konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme diplomatike në historinë më të re të shtetit.

Koalicioni VLEN, në prag të zgjedhjeve lokale, e rihap sërish temën dhe disa herë e ka akuzuar Osmanin për keqpërdorim të fondeve publike, duke u thirrur në një raport të auditimit. Mirëpo, organet institucionale që kanë kompetencë për të konstatuar parregullsi të mundshme tashmë kanë marrë qëndrim përfundimtar: procedura është zhvilluar në mënyrë ligjore dhe pa elemente korrupsioni. Prandaj, mbetet e paqartë pse kërkohet përsëri nga Prokuroria të veprojë mbi një çështje për të cilën tashmë ka vepruar.

Me këtë, çështja është juridikisht dhe institucionalisht e mbyllur, dhe në mungesë të provave të reja, insinuatat e mëtejshme politike, siç vlerësojnë ekspertët, nuk kanë bazë në gjendjen faktike.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rihanna shfaq barkun e saj të rrumbullakosur në Los Angeles, duke pritur fëmijën e tretë me ASAP Rocky
Next Article BDI propozon veting me monitorim ndërkombëtar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?