By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Krizë e re te Barcelona, yllit të skuadrës mund t’i ndalohet të luajë deri në janar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Krizë e re te Barcelona, yllit të skuadrës mund t’i ndalohet të luajë deri në janar
Sport

Krizë e re te Barcelona, yllit të skuadrës mund t’i ndalohet të luajë deri në janar

admin
Last updated: 26/08/2025 11:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një lojtar i Barcelonës rrezikon të mos ketë të drejtë loje deri në janar, nëse ndodh një skenar i keq në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Pavarësisht se Barça vazhdon të prodhojë spektakël në fushë, problemet jashtë saj, veçanërisht ato financiare, vazhdojnë të trazojnë klubin. 

Në gusht 2024, Barcelona nënshkroi me mesfushorin e përfaqësueses së Spanjës, Dani Olmo, nga RB Leipzig, por fillimisht nuk ishte në gjendje ta regjistronte për shkak të kufizimeve të vendosura nga La Liga për pagat. 

Dy apelime të klubit për regjistrimin e përkohshëm të Olmos u refuzuan nga gjykata, por më pas ai u lejua të luante si një “përjashtim special” deri në janar 2025, kur më në fund u regjistrua zyrtarisht në La Liga. 

Këtë verë, Marcus Rashford gjithashtu nuk u regjistrua menjëherë për sezonin 2025/2026, por klubi bëri disa marrëveshje për të liruar hapësirë në pagë, duke mundësuar aktivizimin e tij në ndeshjen kundër Mallorcas. 

Megjithatë, sipas Mundo Deportivo, rregulli 1:1 i La Ligas, që ndërlidhet me raportin mes të ardhurave dhe shpenzimeve për pagat, mund ta rrezikojë sërish regjistrimin e Olmos. 

Gjithçka varet nga një vendim i Gjykatës Kombëtare, i cili pritet më 1 shtator, ditën e fundit të afatit kalimtar. 

Nëse vendimi i gjykatës shkon në favor të Barcelonës, regjistrimi i Olmos mbetet i vlefshëm dhe nuk ka asnjë problem. 

- Advertisement -
Ad imageAd image

Por nëse gjykata mbështet La Ligan, klubi do të detyrohet të çregjistrojë Dani Olmon, dhe të tentojë ta regjistrojë sërish para orës 19:00 më 1 shtator, përndryshe, ai nuk do të mund të luajë deri në janar.

You Might Also Like

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

FFK-ja gjobitet për “shkelje të lehtë” në ndeshje me Suedinë

Infantino sot në Kosovë, FFK: Ditë e madhe për vendin tonë

Enis Bardhi bëhet baba

Lavdrim Kasami ftohet në Kombëtaren U19 për miqësoret kundër Irlandës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Spiropali: Shenjtorja Terezë dhe poeti Migjen na ndezin krenarinë
Next Article Kurti uron qytetarët: Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?