By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zbulohet data se kur Barcelona do të rikthehet të luajë në “Camp Nou”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Zbulohet data se kur Barcelona do të rikthehet të luajë në “Camp Nou”
Sport

Zbulohet data se kur Barcelona do të rikthehet të luajë në “Camp Nou”

admin
Last updated: 01/09/2025 09:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sipas mediumit katalanas SPORT, Barcelona është shumë afër rikthimit në stadiumin e saj historik, ‘Spotify Camp Nou’, pas gati dy viteve punimesh të mëdha.  

Klubi pret të marrë miratimin përfundimtar në orët në vijim për të zhvilluar ndeshjen e La Ligas kundër Valencias më 14 shtator në stadiumin e rinovuar. 

Hapi i fundit që mbetet është lëshimi i Certifikatës për Punimet e Përfunduara (CFO), e cila do t’i mundësojë klubit të nisë shitjen e biletave. 

Barcelona është e bindur se do të marrë dritën jeshile më së largu deri të mërkurën. Nëse ndodh ndonjë vonesë e papritur, rikthimi do të shtyhet për një javë, në ndeshjen ndaj Getafes më 21 shtator.

Rikthimi në ‘Camp Nou’ do të ndodhë në mënyrë graduale, me një kapacitet të kufizuar fillimisht. Në fazën e parë do të lejohen 27,000 tifozë në tribunën kryesore dhe në tribunën pas portës jugore. 

Faza e dytë do të shtojë tribunën anësore, duke e rritur kapacitetin në 45,000 deri në fund të tetorit.  

Më pas, në fazën e tretë do të hapet edhe tribuna veriore, duke e çuar numrin e përgjithshëm të spektatorëve në 60,000 deri në fund të nëntorit. 

Faza e dytë e madhe e projektit do të përfshijë ndërtimin e unazës së tretë të tribunave, shtimin e zonave VIP dhe vendosjen e një çatie të re. 

Pas përfundimit të plotë të punimeve, ‘Spotify Camp Nou’ do të ketë një kapacitet prej 105,000 vendesh, duke e bërë stadiumin më të madh në Evropë. 

Përveç ndonjë pengese të minutës së fundit, ndeshja e 14 shtatorit ndaj Valencias pritet të shënojë rihapjen historike të ‘Camp Nou’.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Cate Blanchett magjeps me fustan me pupla në premierën e filmit “Father Mother Sister Brother” në Festivalin e Filmit në Venecia
Next Article Georgina Rodriguez shfaq unazën milionadollarëshe në tapetin e kuq në Venecia

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?