By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Malin e Zi 31-vjeçari shqiptar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Malin e Zi 31-vjeçari shqiptar
Kronika

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Malin e Zi 31-vjeçari shqiptar

admin
Last updated: 03/09/2025 09:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Është arrestuar në Malin e Zi, 31-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga ra shtetasi me iniciale M.D., për kultivim të bimëve narkotike. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet faza e radhës e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Malin e Zi dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, në Lezhë.

Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë e Malit të Zi, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Malin e Zi, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar:

M. D., 31 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 23.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Vakumi”, i zhvilluar në muajin prill 2025, dyshohet se shtetasi M. D., ka bashkëpunuar me 1 shtetas të arrestuar gjatë këtij operacioni, për kultivimin e 1640 bimëve narkotikëve, në fshatrat Gocaj dhe Rraboshte, Lezhë. Gjatë operacionit “Vakumi” janë sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e paketuar për shitje.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit M. D., në Shqipëri./tch/

You Might Also Like

Padi ndaj drejtorit pasi gjatë pushimit vjetor u pagua sikur të punonte orë shtesë

Përleshje masive me thika në Kërçovë: Arrestohen 9 persona

Në Aeroportin e Shkupit, shtetasi turk kapet duke transportuar ilegalisht implante dentare me vlerë mbi 16.000 euro

Rrihet pastruesi i shkollës në Dobridoll

Gostivar: Arrestohen 4 persona për vozitje pa patentë shoferi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Cardi B fiton gjyqin kundër rojës së saj të sigurisë, në një rast prej 24 milionë dollarësh – shpallet e pafajshme
Next Article Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?