By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti demaskon BDI-në, i kujton rrahjen dhe burgosjen e shqiptarëve!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Mexhiti demaskon BDI-në, i kujton rrahjen dhe burgosjen e shqiptarëve!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Mexhiti demaskon BDI-në, i kujton rrahjen dhe burgosjen e shqiptarëve!

admin
Last updated: 03/09/2025 14:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shtator – Në hapësirën politike shqiptare shpeshherë fjalët kanë qenë të mjaftueshme për të manipuluar perceptime por rrallë për të ndërtuar realitet të dukshëm. Këtë e dëshmoi edhe një herë kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, i cili me deklaratat e tij të fundit jo vetëm që sulmoi kundërshtarin politik, por njëkohësisht shpalosi të vërtetën e hidhur të 20 viteve të keqqeverisjes së BDI-së, shkruan Zhurnal.

Akuzë e drejtpërdrejtë me fakte dhe prova reale –

Fjalët e Mexhitit ishin të pamëshirshme ndaj BDI-së ai tha se shqiptarët janë përmendur si “faktor” vetëm kur kanë qenë viktima të dhunës, burgosjeve dhe proceseve të montuara. Ai përmendi rastet Monstra e Kumanova, për të treguar se për shumëkënd brenda BDI-së, shqiptarët ekzistojnë vetëm si shifër tragjedie, jo si qytetarë që duhen përfaqësuar me dinjitet dhe zhvillim.

Ky ishte një sulm i drejtpërdrejt posaçërisht ndaj kundërkandidatit Bujar Osmani, i cili sipas Mexhitit mishëron këtë mendësi të rrezikshme. Në thelb deklaratat e Mexhitit shkojnë përtej retorikës elektorale. Ai ngriti një krahasim të drejtpërdrejtë gjatë vetëm një viti të qeverisjes së VLEN-it, komunat shqiptare kanë përfituar projekte madhore për ujësjellës, kanalizim dhe infrastrukturë moderne.

Ndërsa gjatë dy dekadave të qeverisjes së BDI-së, shqiptarët kanë mbetur ende të diskutojnë për nevoja elementare ndërkohë që vendi është përmbytur nga skandale dhe pazare politike. Ky kontrast është arma kryesore e Mexhitit pasi VLEN përfaqëson shpresën e një zhvillimi të matshëm ndërsa BDI bart barrën e një trashëgimie të dështuar.

Politika e frikës kundër politikës së projekteve –

Në thelbin e këtij debati qëndron pyetja çfarë ka prodhuar BDI në 20 vite pushtet? Përgjigjja që ofron Mexhiti është e qartë frikë, dhunë dhe skandale. Përkundrazi, VLEN, edhe pse me kohë të shkurtër në qeverisje, synon të matet me standarde konkrete të qeverisjes.

Prandaj, kur Mexhiti akuzon se BDI është në panik, kjo nuk është thjesht një frazë e zgjedhur për të ndezur fushatën. Është një pasqyrim i faktit se partia që për vite e mbajti veten si e vetmja përfaqësuese e shqiptarëve sot është e zhveshur nga vizioni dhe ideja për të ardhmen.

Deklaratat e fundit të Mexhitit mund të lexohen si një akt i fortë politik por edhe si një editorial i thjeshtëzuar në gjuhën e qytetarëve shqiptarët nuk janë faktor për tragjedi por duhet të jenë faktor për zhvillim.

Kjo është linja ndarëse e fushatës në Çair përballja mes një të kaluare të mbështetur mbi frikë dhe një të ardhme që kërkon të ndërtohet mbi projekte konkrete. Dhe në këtë duel Mexhiti duket i bindur se qytetarët kanë kuptuar tashmë se kush u ka shërbyer me fjalë dhe kush po përpiqet t’u shërbejë me vepra. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bujar Osmani: “Çair nuk do të jetojë më në errësirë!”
Next Article Dogana e Kosovës zbulon substancë narkotike në një dërgesë postare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?