By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjimnazi “Janaq Kilica” në Fier hap dyert me mjedise bashkëkohore për vitin e ri shkollor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Gjimnazi “Janaq Kilica” në Fier hap dyert me mjedise bashkëkohore për vitin e ri shkollor
Shqipëri

Gjimnazi “Janaq Kilica” në Fier hap dyert me mjedise bashkëkohore për vitin e ri shkollor

admin
Last updated: 03/09/2025 11:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjimnazi “Janaq Kilica” në Fier, do të hapë dyert këtë vit të ri shkollor me kushte dinjitoze, klasa të reja, laboratorë, terrene sportive e mjedise bashkëkohore për rreth 400 nxënës dhe mësues, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë së Fierit.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila ndau foto nga mjediset e reja të këtij gjimnazi.

Projekti përfshiu instalimet elektrike dhe hidraulike, sistemin e ngrohjes, rregullimin e shtresave bazë, përmirësimin e tualeteve, restaurimin e fasadave, ndërrimin e dyerve e dritareve dhe vendosjen e sistemit të kamerave.

Në 8 shtator, ditën e parë të vitit të ri shkollor 2025-2026, do të hapin dyert 30 shkolla të reja nga veriu, në jug.

Në të gjithë shkollat e vendit të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm vijojnë përgatitjet për vitin e ri shkollor.

Regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe klasave të dhjeta për vitin e ri shkollor ishin të hapura në platformën “e-Albania” deri më 1 shtator.

Ndërkohë që vijon edhe shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Janë rreth 9 milionë euro, të cilat vihen në dispozicion për të garantuar që nxënësit të kenë librat shkollorë falas nga klasa e parë në klasën e 9-të dhe gjithashtu edhe për 16 kategori nxënësish, të cilët janë në gjimnaze.

You Might Also Like

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Klinaku pas seancës gjyqësore për kanosje ndaj Kurtit: Do të bëjë kërkesë për hudhje të aktakuzës, nuk kam kryer vepër penale
Next Article Denaj: Financim deri në 15 milionë lekë për agroturizmin dhe energjinë diellore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?