By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Limani: Përpjekja jonë e përbashkët është shoqëri në të cilën shëndeti dhe mbrojtja sociale “shkojnë dorë për dore”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Limani: Përpjekja jonë e përbashkët është shoqëri në të cilën shëndeti dhe mbrojtja sociale “shkojnë dorë për dore”
Maqedoni

Limani: Përpjekja jonë e përbashkët është shoqëri në të cilën shëndeti dhe mbrojtja sociale “shkojnë dorë për dore”

admin
Last updated: 03/09/2025 15:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shtator – Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, mori pjesë në promovimin e Strategjisë për Bashkëpunim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) me Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila ka kornizë pesëvjeçare (2026–2030) dhe përfaqëson përkufizim të bashkëpunimit të partneritetit të OBSH-së me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Strategjia është hartuar që t’i mbështesë drejtpërdrejt objektivat kombëtare shëndetësore, detyrimet për anëtarësim në BE, si dhe objektivat globale për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Misioni i saj kryesor është transformimi i sistemit shëndetësor në një sistem të qëndrueshëm, të barabartë dhe tejet efikas, me çka sërish do të rivendoset besueshmëria publike dhe do të përmirësohen rezultatet shëndetësore për të gjithë qytetarët.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve është një nga ministritë kryesore të përfshira në krijimin dhe në zbatimin e Strategjisë, veçanërisht në pjesën e mbështetjes së të rinjve dhe të grupeve të cenuara.

“Sot po flasim për përpjekjen tonë të përbashkët që të ndërtojmë një shoqëri, në të cilën shëndeti dhe mbrojtja sociale “shkojnë dorë për dore”. Politikat tona synojnë luftimin e varfërisë dhe të përjashtimit social, me qëllim të qartë – askush nuk duhet të lihet mënjanë” – theksoi Limani.

Ai i potencoi të katër pikat e veprimit, të cilat i përfshijnë: viktimat e dhunës, të cilave u nevojitet mbështetje sistemike, profesionale dhe dinjitoze, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, si dhe përpjekjet për zhvillim të standardeve për kujdes të integruar shëndetësor dhe social, politikën demografike me fokus te familjet dhe të rinjtë, si dhe promovimin e shëndetit mendor, i cili është përparësi në Strategjinë e të Rinjve.

“Ne udhëheqim politika për njerëzit, për nënën që kujdeset e vetme për fëmijët e saj, për pensionistin e fshatit rural, për të riun që lufton me ankthin, për gruan që është çliruar nga dhuna”, tha mes tjerash, Limani.

Ai arriti në përfundimin se, krahas pasqyrimit të prioriteteve kombëtare nga strategjia, në këtë mënyrë krijohet edhe Aleanca Ndërkombëtare për drejtësi, shëndet dhe barazi.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kocevski dhe Abazi në konferencë rajonale në Kroaci për bashkëpunim në sanksionimin e krimeve ushtarake
Next Article Aliu: Strategjia për bashkëpunim me OBSH-në për periudhën 2026–2030 është udhërrëfyes për të ardhmen e sistemit shëndetësor në vendin tonë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?