By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet
Sport

Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet

admin
Last updated: 07/10/2025 15:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen me Serbinë në Shtëpinë e Futbollit.

Grupi nuk ka qenë i plotë, por nën urdhrat e trajnerit Sylvinho ishte pjesë më e madhe e lojtarëve të ftuar, ndërkohë që Jasir Asani, Thomas Strakosha, Arbër Hoxha, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj janë bashkuar me ekipin gjatë orëve të mbrëmjes.

Seanca e parë ka qenë më pak e ngarkuar për kuqezinjtë, duke qenë se të gjithë lojtarët vinin nga impenjimet e tyre me klubet këtë fundjavë dhe është fokusuar te ushtrimet fizike dhe pak me topin.

Sakaq, FSHF në komunikatën e saj për shtyp bëri me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli dhe mesfushori Adrion Pajaziti nuk do të jenë pjesë e skuadrës për dy sfidat e tetorit për shkak të dëmtimeve që kanë marrë me klubet e tyre.

Edhe pse Ismajli dhe Pajaziti kanë kryer vizitat mjekësore në klubet respektive, pas tyre, stafi mjekësor ka vendosur që të mos rrezikojë pasi dy lojtarët nuk mund të rikuperohen në kohë për dy sfidat e tetorit.

Ndeshja Serbi -Shqipëri do të luhet të shtunën, më datën 11 tetor në Leskovac dhe është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, ndërsa 3 ditë më vonë, në 14 tetor, kuqezinjtë do të luajnë miqësoren me Jordaninë, në Arenën Kombëtare në Tiranë.

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Delegacioni i Prokurorisë Speciale në një vizitë zyrtare në Paris
Next Article Haradinaj në përurimin e bustit të Yll Morinës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?