By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Ramën nuk e heq drejtësia, por shqiptarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Ramën nuk e heq drejtësia, por shqiptarët
Shqipëri

Berisha: Ramën nuk e heq drejtësia, por shqiptarët

admin
Last updated: 24/02/2026 14:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference sot për mediet kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, Kryeministri rezulton i implikuar në afera korruptive si dhe është pengesa kryesore e funksionimit të drejtësisë, çka sipas Berishës, përbën një krim të rëndë në vetvete.

Duke iu referuar mbledhjes së Këshillit të Mandateve për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për zëvendësimin e masës së sigurisë për Belinda Ballukun, Berisha tha se deputetët e mazhorancës ishin urdhëruar “që të mos votojnë për heqjen e imunitetit të Ballukut”.

“Nuk është grupi me Kushtetutë ai që përcakton qëndrimin ndaj kërkesës së prokurorisë për imunitetet. Nuk është grupi, është Këshilli i Mandateve që e voton dhe e përcakton. Ata si skllevër nuk guxuan të votojnë dhe u shprehën aty në kundërshtim me Kushtetutën se vendimin do ta marrin pasi të diskutojnë në grup”, tha Berisha.

Berisha tha se sinjalet nga ndërkombëtarët janë të qarta se nuk duhet të ketë asnjë pengesë për drejtësinë.

“Sinjalet janë shumë të qarta, BE, Komisioni Europian, Parlamenti Europian, vendet më kryesore të BE, kanë folur qartë para shqiptarëve. Asnjë pengesë drejtësisë”, u shpreh Berisha.

Megjithatë, Berisha tha se Ramën nuk e heq drejtësia apo komuniteti ndërkombëtarë, por do ta heqin shqiptarët.

“Siç është bërë tashmë e qartë, Edi Rama nuk jep dorëheqjen, Edi Ramën nuk e heq dot drejtësia, Edi Ramën nuk e heq dot komuniteti ndërkombëtar, por atë do ta heqin shqiptarët, do ta shembin atë njëlloj si kultin satanik të Enver Hoxhës”, tha Berisha.

You Might Also Like

Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi

Depozitohet në Kuvend raporti i PS për Reformën Territoriale: Numri i bashkive ulet nga 61 në 46

Koçeku replikon me Braçen për hipotekën e pronës dhe agroturizmit: Zero dokumente në tre breza, ka munguar vullneti i shtetit

Bardhi: Vendimi i PS-së konfirmon mungesën e vullnetit për reformë territoriale gjithëpërfshirëse

SPAK: Ballukut iu komunikuan akte të tjera procedurale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Presidentja Osmani në takim me ambasadoren e Kosta Rikës thekson rëndësinë e heqjes së vizave ndërmjet dy vendeve
Next Article BBC: Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Trump, 10% për të gjitha produktet që eksportohen drejt SHBA-së
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?