By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BBC: Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Trump, 10% për të gjitha produktet që eksportohen drejt SHBA-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > BBC: Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Trump, 10% për të gjitha produktet që eksportohen drejt SHBA-së
Bota

BBC: Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Trump, 10% për të gjitha produktet që eksportohen drejt SHBA-së

admin
Last updated: 24/02/2026 14:16
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tarifat globale të reja të presidentit amerikan, Donald Trump kanë hyrë në fuqi sot me një normë 10%, më të ulët se niveli fillestar i paralajmëruar, sipas BBC.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, për të bllokuar disa nga taksat e tij të gjera ndaj importeve, Trump paralajmëroi për vendosjen një norme prej 10%, ndërsa dje foli për një rritje në 15%.

Megjithatë, dokumentet zyrtare tregojnë se taksat janë aplikuar në nivelin më të ulët pa ndonjë urdhër për rritje, dhe Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende mbi këtë çështje.

Analisti i bankës së investimeve ING, Carsten Brzeski, tha se këto ndryshime të shpejta “shtojnë vetëm kaosin dhe pasigurinë” për bizneset.

Ai paralajmëroi se rreziku i një lufte tregtare globale ishte më i lartë se vitin e kaluar.

Një urdhër ekzekutiv i nënshkruar nga Trump, premton se tarifa e përkohshme 10% synon të adresojë problemet themelore të pagesave ndërkombëtare dhe të vazhdojë punën e Administratës për të balancuar marrëdhëniet tregtare në favor të punonjësve, fermerëve dhe prodhuesve amerikanë.

Aplikimi i tarifës bazohet në Seksionin 122 të Ligjit për Tregtinë e vitit 1974, që i mundëson presidentit të SHBA-së të vendosë tarifën për 150 ditë, pa miratimin e Kongresit.

Trump ka argumentuar se tarifat janë të domosdoshme për të ulur deficitin tregtar amerikan, i cili javën e kaluar arriti në një nivel rekord prej rreth 1,2 trilionë dollarësh, një rritje prej 2,1% krahasuar me 2024.

Deri tani, SHBA-ja ka mbledhur të paktën 130 miliardë dollarë taksa përmes Ligjit për Fuqitë Emergjente Ekonomike Ndërkombëtare të vitit 1977 (IEEPA).

Vendimi i Gjykatës Supreme për të ndaluar përdorimin e gjerë të IEEPA-së ka krijuar mundësinë që bizneset të kërkojnë miliarda dollarë rimbursime.

Kompania globale “FedEx” ka depozituar një padi të hënën për “rimbursim të plotë” të taksave të paguara, ndërsa grupi “We Pay The Tariffs” përfaqëson më shumë se 900 kompani amerikane, që kërkojnë rimbursime të shpejta dhe automatike.

Megjithatë, ekspertët dyshojnë në mundësinë që SHBA-ja të kthejë paratë, dhe Trump ka paralajmëruar se çështja do të zgjidhet në gjykata “për pesë vitet e ardhshme.”

Duke komentuar vendimin, anëtari i Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh, tha se procesi i rimbursimit do të ishte i komplikuar dhe kaotik.

Trump e kritikoi vendimin duke e quajtur “qesharak, të keqshkruar dhe jashtëzakonisht anti-amerikan.”

Për më tepër, Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa më të larta ndaj vendeve që “luajnë lojëra” me marrëveshjet tregtare, ndërsa vendet e tjera po shqyrtojnë ndikimin e vendimit në marrëveshjet ekzistuese.

Britania e Madhe paralajmëroi se nuk përjashtonte ndonjë masë reciproke nëse SHBA-ja nuk respektonte marrëveshjen tarifore, por shtoi se “askush nuk dëshironte një luftë tregtare”.

Bashkimi Evropian njoftoi pezullimin e ratifikimit të një marrëveshjeje të arritur gjatë verës, ndërsa kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me SHBA-në, Brando Benifei, tha: “Nëse kushtet përkeqësohen, duhet të reagojmë.”

Edhe India ka vendosur të shtyjë bisedimet e planifikuara për të finalizuar një marrëveshje të fundit.

You Might Also Like

BE-ja pajtohet për hapjen e grupkapitullit të parë të negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 me 1.000 persona në bord, anija devijohet drejt portit të Lavrios

El Nino dhe temperaturat rekord, OBSH paralajmëron Evropën për një verë të vështirë

Teherani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me SHBA-në

Mister në Afrikën e Jugut! Trashëgimtarja 26-vjeçare gjendet e vrarë një ditë pas vdekjes së bashkëpunëtorit të saj

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Ramën nuk e heq drejtësia, por shqiptarët
Next Article LITUANI – Gratë 100-vjeçare janë gjashtëfishi i burrave të po kësaj moshe
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?